Hidromorava

Kryetrimi legjendar vendoset në qendër të qytetit, ç`farë thotë projektuesi dhe iniciatori i saj

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Iniciativa dhe i tërë procesi për ndërtimin dhe projektimin e shtatores së Agim Ramadanit që pritet të inaugurohet më 28 nëntor ka rrjedhur nga nipi i tij Muhamet Ajrullahu një biznesmen i suksesshëm dhe një nga të paktët që nga diaspora e ka sjellur tërë investimin dhe kapitalin e tij. Muhamet Ajrullahu për rajonipress rrëfen për qëllimin e iniciativës, përkrahjen që ka gjetur nga institucionet, shoqëria civile dhe mediat. Ajrullahu thotë se Agim Ramadani është i gjithë Kosovës dhe motoja e shtatores do të duhej të ishte “Kryetrimi legjendar”.

Shtatorja e Agim Ramadanit me një dimension prej 4 metra e gjysmë pritet të inaugurohet më 28 nëntor në qendër të Gjilanit.

Kjo shtatore dhe i tërë ky proces dhe zhvillim rreth figurës së Agim Ramadanit, nuk do të mund të ndodhe pa mbështetjen dhe përkrahjen e gjithanshme të Muhamet Ajrullahut pronar i kompanisë “AR – KATANA”, i cili edhe është nip i Agimit.

Muhamet Ajrullahu njihet si humanist i madh dhe përkrahës i shumë proceseve ndërsa në rastin e Agim Ramadanit thotë se është i kënaqur sepse Gjilani dhe Kosova po i del hakut figurës dhe veprës së jashtëzakonshme që na la mbrapa Agimi. “Mund të ju them se me shumë kënaqësi kam punuar në këtë projekt kombëtar për të cilin kam gjetur mbështetje si nga institucionet, bizneset vendore, shoqëria civile dhe mediat dhe kjo ka rëndësi dhe i jep kuptim dhe fuqi tërë këtij procesi” shprehet Ajrullahu.

UBT

Sipas Ajrullahut iniciativa ka nisur qysh para një viti dhe është mirë që kjo po ndodhë në kuadër të planit urbanistik dhe rregullimit të qendrës së qytetit.

Në kuadër të këtij rrugëtimi kemi arritur edhe marrëveshjen e Memorandum mirëkuptimit me Komunën, OVL të UÇK-së, Ministrisë dhe këshillit të fshatit si dhe kemi marrë mbështetje edhe nga diaspora. Gjithashtu kemi marrë edhe mbështetje nga familja për zhvendosjen e shtatores së deritanishme dhe vendosjen e shtatores së re sqaroi Ajrullahu. “Pra shtatorja do të jetë e mbrojtur dhe e vendosur sipas rregullave urbanistike. Unë mendojë se Gjilani përfundimisht edhe Kosova po i del hakut figurës së njërit nga përpiluesit, zbatuesit dhe komanduesit të thyerjes së kufirit. Agimi ishte shef dhe person me kredibilitet të fortë ushtarak e civil. Askush më mirë se Agimi nuk e ka mishëruar paqen dhe luftën. Si nip i tij kisha nderin para shumë vitesh të flisja me orë të tëra për luftën dhe 15 vite para luftës ai e kishte projektuar thyerjen e kufirit dhe poezia e tij edhe sot është aktuale dhe domethënëse” u shpreh Ajrullahu.

Pronari i kompanisë “AR – KATANA” thotë se në total i tërë projekti kushton rreth 150 mijë euro, kurse me 40 mijë euro merr pjesë komuna dhe përkrahësit e tjerë.”Më 28 nëntor do ta kemi në qendër të Gjilanit simbolin e bashkimit dhe kryetrimin legjendar, ku në prani të shumë personaliteteve duke filluar nga Ilir Meta, Edi Rama, Talat Xhaferi, Lulzim Basha, familjet e dëshmorëve, shoqatat e dalura nga lufta, familja e Adem Jasharit, familja Haradinaj, familja Rugova, familja e Zahir Pajazitit, familja Çeku dhe të gjitha familjet emblematike, institucione, OJQ, shoqëri civile, veteranët, e tërë skena politike kosovare, njerëzit nga diaspora, do të inaugurohet në mënyrë solemne”.

Ajrullahu tha se për familjen e Agim Ramadanit është nder dhe respekt që shtatorja do të figurojë ndritshëm në qendër të qytetit.”Personalisht po e ndjej vetën të liruar shpirtërisht dhe po e ndiej një lloj rahatie sepse Agimi kishte vizion, ishte diplomat e kuadër me cilësi prej ushtaraku, me të gjitha epitetet hynore që mund t`i ketë një individ. Andaj të gjithë ata që në forma të ndryshme e kanë përkrahur dhe po na mbështesin për kompletimin e këtij projekti i falënderojë nga zemra” tha Ajrullahu./rajonipress/