HW

Kryetari Musliu takohet me Kevin Furey

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH) në Bujanoc, kryetari Jonuz Musliu priti në një takim pune zyrtarin e lartë të Ambasadës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Drejtat e Njeriut Kevin Furey.

Gjatë këtij takimi u diskutua rreth gjendjes aktuale politike dhe të sigurisë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Kryetari Musliu njoftoi zyrtarin Furey për sfidat me të cilat po përballen shqiptaret sa i përket të drejtave të njeriut me theks të veçantë çështjen e teksteve shkollore për shkollat fillore donacion nga Republika e Kosovës për shqiptarët e Luginës së Preshevës si nevojë e patjetërsueshme, pasur parasysh që nxënësit shqiptarë janë duke vijuar procesin edukativo-arsimor pa pasur tekstet shkollore.

FIDANISHTJA

Njëkohësisht, ngriti edhe çështjen e pasivizimit të vendbanimit nga stacionet policore në Bujanoc dhe Medvegjë si forma të presionit për asimilim të shqiptarëve dhe ndryshimin e strukturës nacionale të popullsisë, e që janë në kundërshtim me konventat ndërkombëtare dhe ligjet në fuqi.

Gjithashtu, i pari i Këshillit Kombëtar Shqiptar e njoftoi edhe me gjendjen në arsim, kulturë, informim dhe përdorim zyrtar të gjuhës dhe shkrimit shqip dhe se përfundimisht Serbia duhet ti plotësojë të gjitha kushtet për në Bashkimin Evropian./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.