HW

Kryetari me kondicioner e dy parë perde, veç puna pi kërkohet

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Veç kondicionerit të kamotshëm për ta freskuar ambientin e punës, zyra e kryetarit tashmë ka edhe dy palë perde (të brendshme dhe të jashtme).

Përderisa një pjese e personelit në godinën e administratës së Komunës së Bujanocit po përballet me temperaturat e larta që këtyre ditëve po arrin edhe deri 38 gradë celsius, i pari i kësaj komune, tashmë pas renovimit të objektit po ndihet edhe më komod.

Kondicionerit, perdeve të brendshme, karrigeve të buta, i janë shtuar edhe perdet e jashtme nga alumini dhe për ironi, vetëm zyrës së kryetarit, i cili si të punësuarit e tjerë në këtë godinë duhet të jetë i barabartë me të tjerët.

Ndonëse renovimi i godinës është bërë me donacion, kryesisht të bashkatdhetarëve nga Turqia, përveç perdeve të aluminit që i janë vendosur zyrës së kryetarit, në asnjë pjesë tjetër të zyrës së personelit të tij nuk shihet një renovim i tillë.

Uji Dea

Madje, vërejtja tjetër që vie po nga punëtorët që në këtë godinë futen çdo mëngjes të ditëve të punës, është edhe ngjyra e logos së Komunës së Bujanocit, që sipas tyre tani mbanë atë lloj ngjyre të kaltër të hapur si të partisë së Nagip Arifit, që dikur ishte e mbyllur.

Meqë kryetarit tashmë i janë ofruar kushte më të mira, punëtorët me anonimitet kërkojnë nga Arifi që të angazhohet më shumë për të ndryshuar situatën, tashmë të rënduar ekonomike në këtë komunë.

“Kushtet i ka bërë ma të mira se Shtëpia e Bardhë e Obamës, tash t’i përvjele krahët edhe të punoje”, është porosia e bashkëbiseduesve tanë./Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.