United Hospital

Kryetari Konjufca: Masakra e Reçakut fakton gjenocidin e Serbisë në Kosovë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, së bashku me presidenten Vjosa Osmani-Sadriu dhe kryeministrin Albin Kurti, bëri homazhe dhe vendosi lule në Kompleksin Memorial në Reçak të Shtimes, në nderim të 45 shqiptarëve të vrarë e masakruar 23 vite më parë nga forcat ushtarake, policore dhe paramilitare serbe.

Më pas, krerët e institucioneve të shtetit, vazhduan homazhet edhe te Kodra e Bebushit, aty ku 23 vite më parë ndodhi masakra e Reçakut.

Po ashtu, krerët e shtetit ishin të pranishëm edhe në Akademinë Përkujtimore kushtuar të rënëve të Reçakut, mbajtur në Shtëpinë e Kulturës në Shtime. Në këtë akademi, u tha se masakra e Reçakut është një datë e rëndësishme dhe si e tillë bëri që bota të kuptojë se vrasja e njerëzve dhe mizoritë nuk duhet të kthehen në normalitet.

Në vazhdën e aktiviteteve për nder të të rënëve të Reçakut, kryetari Konjufca dhe presidentja Osmani morën pjesë edhe në ekspozitën kolektive me fotografi, të cilat pasqyrojmë masakrën e Reçakut.

Uji Dea

Me këtë rast kryekuvendari Konjufca theksoi se jo vetëm që duhet kujtuar vazhdimisht tragjedia dhe gjenocidi që ka ndodhë në vendin tonë, por mbi të gjitha duhet respektuar edhe ata të cilët ishin në frontin e luftës për dokumentimin e këtyre krimeve.

“Pa dokumentimin e krimeve, as bota nuk do ta dinte se çfarë masakrash po ndodhnin në Kosovë gjatë viteve ’98-99. Lufta, përveç dimensionit ushtarak, ka edhe frontin e dokumentimit dhe faktimit, në mënyrë që arena ndërkombëtare ta kuptonte përmasën e gjenocidit në vendin tonë”, tha Konjufca.

Tutje, kreu i Kuvendit ekspozitën në fjalë e vlerësoi lart, duke theksuar se fotografitë e reporterëve i treguan botës për krimet monstruoze që ndodhën në Kosovë.

“Kjo ekspozitë me fotografitë e saj po na e rikthen edhe njëherë vëmendjen në atë se çfarë ka ndodhur dhe po e fakton gjenocidin e Serbisë në Kosovë. Ne duhet ta sensibilizojmë popullin dhe shoqërinë tonë, se në çfarë tmerri ka kaluar vendi ynë”, theksoi, ndër të tjera, kyetari i Kuvendit Glauk Konjufca.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.