RCCOLA

Kryetari i Vitisë kritikon qeverinë për mos bashkëpunim: Ndarja buxhetore ka qenë selektive dhe jo gjithëpërfshirëse

/ 3 minuta lexim

Kryetari i Komunës së Vitisë nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sokol Haliti, ka kritikuar nivelin qendrorë për mos bashkëpunim të duhur me këtë komunë, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, nga niveli qendror kanë munguar vizitat, komunikimi e investimet kapitale.

Ai ka thënë se shumë projekte, përfshirë këtu shkolla, palestra sportive e stadiumi, kanë mbetur të pa përfunduar si shkak i mos përkrahjes nga nivelit qendror.

Haliti ka kritikuar Qeverinë edhe sa i përket ndarjes buxhetore, ku sipas tij, kjo ndarje që për komunën e Vitisë u caktua 4 euro për kokë banori ka qenë selektive dhe jo gjithëpërfshirëse.“Bashkëpunimi me nivelin qendror mbetet për tu dëshiruar për shkak se ka mundur të bashkëpunoi shumë më shumë. Ndarja buxhetore ka mujt me qenë më gjithëpërfshirëse për numër të banorëve edhe për komunën që përfaqësoj unë 4 euro për kokë banori vërtetë ka qenë selektive”.“Edhe ministritë e linjave protokollin shtetëror kanë mundur ta respektojnë shumë më shumë kur të dalin në komuna, gjë që spo ndodh, sepse na kanë munguar vizitat së pari në nivel qendror, ka munguar komunikimi, investimi dhe shpërndarja e buxhetit”, ka thënë ai.

Hidromorava

Ai përmendi disa probleme me të cilat është duke u ballafaquar kjo komunë, duke theksuar këtu ndërtimin e shkollës fillore “Halil Alidema” në fshatin Pozheran e cila ka filluar së ndërtuari tash e sa vite dhe ende nuk ka përfunduar.Ai me këtë rast ka bërë krekës që Qeveria ti bartë mjetet komunës dhe komuna ti vazhdoj vetë punimet.

Tutje, Haliti ka përmendur edhe stadiumin e palestrën që kanë mbetur po ashtu të papërfunduara.“Komuna e Vitisë ka probleme si shkolla e Pozheranit që tash dy vite është blloku e nuk po ndërtohet më arsyetime me ankesa. Megjithatë nuk ka kuptim që një shkollë nuk aftësohet, nuk vazhdohet me përfunduar e jo me pesë ndërrime në shkollën e mesme profesionale tashmë jemi duke i zhvillu mësimet”.“Kemi edhe projekte tjera të cilat nuk kanë vazhdu edhe janë blloku e që Vitia ka nevojë për të, ka nevojë stadiumi i Pozheranit me përfunduar, ka nevojë palestrën me përfunduar mbi të gjitha me rëndësi është shkolla, dhe bëj kërkesë që kjo shkollë shpejt ose ti barten mjetet komunës që ne ti bëjmë në afat ligjor të rregullt dhe të vazhdojmë punimet që së paku në vitin e ri shkollor ti gjej në shkollën e re dhe projektet e tjera”, është shprehur ai.

Kryetari i Vitisë u shpreh jo i kënaqur edhe nga përfundimi i punimeve në zonën ekonomike.“Zona ekonomike në një mënyrë është inaguru mirëpo unë skam qenë i kënaqur dhe ia kam shpreh edhe ministres në prezencën e kryeministrit që është dashtë me u bë mbushja dhe asfaltimi i pjesës së dytë dhe në aspektet e tjera që me krijua kushte investitorëve. Në këtë gjendje e kemi pasur një vit që me të vërtete na kanë neglizhuar në kohën kur investitorët kanë qenë të ruar”, ka thënë ai.