Fundamenti

Kryetari i SC Gjilanit, Florim Zuka fjalë emocionuese për popullin e Çamërisë

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Ndeshja miqësore në mes Gjilanit dhe përfaqësueses së Çamërisë në futboll, ka zgjuar interesim të jashtëzakonshëm në qytetin e Gjilanit por edhe tek shumë shtresa të qytetarëve të Gjilanit.

Mobi Casa

Kryetari i SC Gjilanit, Florim Zuka, lidhur me ndeshjen e zhvilluar me Përfaqësuesen e Çamërisë ka deklaruar.
“Është një kënaqësi e veçantë dhe privilegj i jashtëzakonshëm të zhvillojmë ndeshjen miqësore me Përfaqësuesen e Çamërisë, është nder për klubin tonë por edhe për qytetin e Gjilanit. Ishte ndeshje që na bashkon me vëllezërit tanë nga Çamëria, për fat të keq kemi shumë troje të ndara jashtë Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, është një promovim dhe afërsi në mes këtyre dy pjesëve të ndara nga trungu shqiptarë, Me kënaqësinë më të madhe do të mundohemi ta ndihmojmë Republikën e Çamërisë./rajonipress/