Fundamenti

Kryetari i ri i Vetëvendosjes premton më shumë protesta e demonstrata

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Kryetari i ri i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka premtuar më shumë protesta e demonstrata për të zhvilluar Kosovën dhe zhdukur pabarazinë shoqërore. Ai ka thënë se nuk do të kursehet për të çuar përpara idenë e një Kosove që vendosë vetë.

“Besimin që ma dhanë është përgjegjësi për mua. Këtë përgjegjësi do ta shndërroj në angazhim të përbashkët me ta, për një VETËVENDOSJE! më të fuqishme, drejtë një Kosove që vendosë vetë, e cila vendosë të zhvillohet, vendosë të barazohet, vendosë të solidarizohet, sovranizohet, dhe e cila vendosë të bashkohet. Ashtu siç nuk u kursyet kurrë ju, ashtu nuk do të kursehem kurrë as unë – në punë, në terren, në demonstratë e protestë, në publik e media”, ka thënë Ymeri, në Këshillin e Përgjithshëm të Vetëvendosjes.

Uji Dea

Aty ka folur edhe Albin Kurti. Ka thënë se i falënderon militantët e partisë që e kanë dashur përzemërsisht Liderin e deritashëm të Ventëvendos

“Ju falënderohem nga zemra, iu përulem me respekt, për respektin e përzemërt që keni treguar ndaj meje si kryetar. Ju falënderohem për të gjitha diskutimet e shqyrtimet e veçanta drejt secilit qëndrim e vendim të përbashkët. Në mandatin e kaluar kam qenë edhe përballë Këshillit, edhe në Këshill, edhe me Këshillin. Tash do të jem edhe në Këshill, edhe me Këshillin, dhe, si gjithmonë, për Lëvizjen”, ka thënë ai./express/