FITORJA

Kryetari i Referendumit të 92’ës në Luginë flet fjalë të mëdha për Thaçin, sulmon ashpër liderët politikë atje

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i Referendumit të 1-2 marsit 1992 në Luginën e Preshevës, Ibrahim Kadriu, i është drejtuar Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, me një videomesazh publik.

Kadriu ka thënë se ribashkimi i Kosovës Lindore me Kosovën është jetik dhe imperativ jetësor.

“Këtë e kanë dëshmuar edhe dëshmorët që kanë ra në të gjitha luftërat, por këtë e ka dëshmuar edhe popullata e kësaj treve të Kosovës Lindore, Preshevë, Bujanoc e Medvegjë për ribashkim me Kosovën në referendumin 1-2 mars. Prandaj, mbetet edhe mund të thuhet me plotë gojë se Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka plotësisht të drejtë që kërkon që Lugina e ashtuquajtur e Preshevës t’i kthehet tërësisë territorial të Kosovës, t’i bashkohet Kosovës”, ka thënë Kadriu.

Sipas tij, shqiptarët e kësaj treve gjithmonë kanë menduar dhe vepruar, edhe me referendumin e 1-2 marsit, edhe luftën, sakrificën e gjakun për ribashkim me Kosovën.

“Thaçi me të drejtë kërkon korrigjimin e kufirit, sepse padrejtësisht na kanë nda, na kanë shkëput prej tërësisë territoriale të Kosovës. Prandaj, pse edhe të mos i bashkohet kur na kanë copëtuar pa dëshirën tonë. Kjo është një. E dyta, tash janë rrethanat dhe momenti kur Kryetari i Kosovës bën maksimumin”, ka thënë ai.

Uji Dea

Por, tash kur po flitet se do të krijohet një mekanizëm në krye me Kryetarin e Republikës së Kosovës, një delegacion i shqiptarëve nga Kosova Lindore, Kadriu sulmon ashpër udhëheqësit politikë të Luginës së Preshevës.

“Po unë do të bëja pyetje kush janë këta të cilët shkojnë ose dëshirojnë të shkojnë në SHBA për riafirmimin e të drejtave legjitime të shqiptarëve edhe të referendumit, por edhe të luftës shqiptare në këtë trevë, kur dihet fare qartë ku është lapidari. Me bekimin e tyre, me gabimet e tyre është hequr lapidari. Prandaj, është inkupatibile, e padrejtë, këta që gjithmonë e kanë zgjedhë rrugën më të lehtë për veti, më të vështirë për popullin, më nënshtruese, bile do të thoja edhe më poshtëruese për popullin, sepse i kanë shërbye në atë logjikën gjithmonë vazal, gjithmonë lidhe kalin po thotë zotëria”, ka thënë Kadriu.

Kryetari i Referendumit të 1-2 marsit 1992 në Luginën e Preshevës, Ibrahim Kadriu, ka pyetur se qysh mund të shkojnë këta pa kryetarin e Kuvendit të Referendumit, që prapa këtij referendumi qëndron kërkesa e popullit për ribashkim me Kosovën, edhe pa Ibrahim Kadriun në krye të delegacionit.

“Populli le të gjykon, le të mendon dhe ta dinë, unë besoj se ky lapsus nuk mund të jetë i Kryetarit të Kosovës, por i këtyre partive që gjithmonë kanë qenë vazal të Serbisë edhe sot e kësaj dite. Prandaj, dëshiroj edhe qëndroj prapa asaj që patjetër duhet të shkon edhe kryetari i referendumit, se ai me verdiktin e shprehur në referendum e ka bërë të mundur p.sh. që sot të njihet referendumi i shqiptarëve të Kosovës Lindore, Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc”, ka thënë Kadriu.

Ai ka shprehur mbështetje të parezervë për gjithë atë, siç thotë Kadriu, çfarë po bën Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, për t’i shpëtuar./indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.