Mobi Casa

Kryetari i Preshevës: Taksa po vazhdon të dëmtojë prodhuesit tanë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin tha se janë në procesin e unifikimit të partive politike shqiptare, ndërsa ish kryetarin e Komunës së Preshevës e quan budalla.

“Kemi një skemë politike më të konsoliduar se që kemi qenë më herët. Kur kam ardhur në vitin 2016 kam gjetur Preshevën në një katastrofë. Kishte papunësi të lartë, migracionin e forcuar, një shoqëri të margjinalizuar në baza lokaliste. Kemi gjetur një atmosferë politike agresive, pasi kryetari i mëhershëm ka qenë një nacionalist i theksuar e jo një patriot. Në shumicën e rasteve nacionalistët janë pak budallenj”, tha Shqiprim Arifi.

Arifi tha se të dy qeveritë si ajo e Kosovës ashtu edhe ajo e Shqipërisë nuk kanë bërë sa duhet për Luginën.

FIDANISHTJA

Arifi mohoi të jetë manipuluar nga Presidenti Thaçi ndërsa shtoi se është e drejtë e Luginës që të bashkohet me Republikën e Kosovës.

“Hashim Thaçi nuk mundet mua të më manipulojë. E kam thënë në Bruksel, Berlin dhe Beograd se kërkesa e Preshevës për bashkim me Kosovën është legjitime”, tha Shqiprim Arifi, përcjell Telegrafi.

Arifi tha qe i qëndron prapa mendimit të tij që është kundër bashkimi të pjesshëm të Luginës e po ashtu idesë për këmbim të territorit. Ndërsa lidhur me taksën ai tha se taksa po vazhdon të dëmtojë prodhuesit e Preshevës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.