Uji Dea

Kryetari i Preshevës: Duam të bashkohemi me Kosovën, kemi 3 kushte

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, në një intervistë të dhënë për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe, ka thënë se Lugina e Preshevës dëshiron që të bashkohet me Kosovën, megjithatë ka përmendur 3 kushte për t’u realizuar një bashkim i tillë.

Arifi ka thënë se në rast vendoset për bashkim, atëherë duhet t’i bashkëngjiten territorit të Republikës së Kosovës të tri komunat e Luginës, Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, pa u ndarë asnjëra.

“Qëllimi jonë është që të jemi pjesë e Kosovës nëse përmbushen 3 kushte. E para, ne nuk duam që të na ndajnë. Lugina e Preshevës përbëhet nga Komuna e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. Ne nuk duam që një komunë të mbetet në Serbi dhe dy tjerat të bashkohen. Ne nuk duam të jemi pjesë e pazareve me territore. Nëse bashkohemi, bashkohemi si tërësi, nëse mbesim, mbesim si tërësi”, ka thënë Arifi, raporton Gazeta Express.

ARKATANA

Si kusht të dytë e ka përmendur që ndarja të mos bëhet afër qyteteve.

Ndërsa si kusht të fundit, Shqiprim Arifi, përmend koordinimin me SHBA’në dhe Evropën. Ai thotë që nuk marrin kurrfarë vendimi pa pasur mbështetjen e Brukselit dhe Uashingtonit./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.