UBT

Kryetari i Parteshit sërish tregohet i dhunshëm

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Nenad Cvetkoviq kryetar i Komunës së Parteshit e ka sulmuar fizikisht një qytetar serb para një shitoreje. Policia ka intervistuar pesë dëshmitarë dhe vet të dyshuarin. Viktima sipas prokurorit Esat Ademi ka pësuar lëndime të lehta derisa rasti është cilësuar si lëndim i lehtë trupor. Cvetkoviq ka mohuar incidentin.

Nenad Cvetkoviq sërish tregohet i dhunshëm ndaj bashkëvendësve të tij. Kësaj radhe Cvetkoviq e ka grushtuar një bashkëvendës të tij para një shitoreje ku edhe ndodhet selia e një partie politike raporton rajonipress.

Ismet Hashani zëdhënës i policisë rajonale e ka konfirmuar incidentin, por nuk ka dhënë detaje për emrat. Sipas Hashanit viktima është sulmuar para një shitoreje në Pisjan përballë zyrave të Komunës së Parteshit dhe ka marrë lëndime, ku edhe është dërguar në spitalin e Gjilanit, ku ka marrë ndihmën e parë.

Fundamenti

Hashani tha se rreth këtij rasti janë intervistuar pesë dëshmitarë duke përfshirë edhe të dyshuarin. Sipas policisë i dyshuari e ka mohuar veprën.

Kurse Esat Ademi prokuror i rastit tha për rajonipress se Nenad Cvetkoviq kryetar i Parteshit e ka sulmuar fizikisht viktimën (serb).“Viktima ka marrë lëndime të lehta dhe e ne e kemi cilësuar si lëndim të lehtë trupor për çka edhe rastin e kemi dërguar në procedurë të rregullt” tha Ademi./rajonipress/

Mund të ju interesoj: