UBT

Kryetari i Parlamentit të Kantonit të Gjenevës Jean Marc Guinchard qëndroi në Viti

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Sot në Viti ka qëndruar për një vizitë Jean Marc Guinchard, kryetar i Parlamentit të Republikës dhe kantonit të Gjenevës. Ai është pritur nga kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti me bashkëpunëtor, me që rast biseduan për shumë tema me rëndësi.

Guinchard ka thënë se ndjehet shumë i nderuar me mikpritjen e udhëheqjes komunale të Vitisë, njëherit ka theksuar se ideja e tij për të vizituar komunën e Vitisë, ishte se për afër 15 mijë shqiptar që jetojnë dhe veprojnë në Gjenevë, afër 80 % e tyre janë nga komuna e Vitisë. “Në Gjenevë, afër 40 % e popullsisë, janë të huaj dhe nga kjo përqindje, shqiptarët e Kosovës janë ndër më të integruarit”, ka thënë Guinchard.

Ai u interesua rreth zhvillimit të gjithëmbarshëm në komunën e Vitisë, shkollimit të të rinjve, mundësit e bashkëpunimit në aftësimin profesional, relievin e komunës, sektorin e shëndetësisë dhe të bujqësisë.

Uji Dea

Haliti, pasi ka falënderuar atë për vendimin që të vizitoj qytetin e Vitisë, e ka njoftuar edhe për zhvillimet e gjithëmbarshme komunale, si dhe bashkëpunimin e mirë që ka kjo komunë me projektin “DEMOS” që financohet nga qeveria zvicerane dhe implementohet nga Helvetas Intercoperation, si dhe me CDI-në, por edhe me bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Zvicër. “Qytetarët e komunës së Vitisë që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër, respektivisht ata të komunës së Vitisë, Zvicrën e shohin si vendin e tyre”, ka thënë Haliti.

Ai po ashtu e ka njoftuar z.Guinchard edhe me projektet që janë realizuar dhe ato që janë duke u realizuar, kurse ka potencuar se komuna e Vitisë, ka caktuar 1 Gushtin si Ditë të mërgimtarëve, ku zhvillohen aktivitete të ndryshme kulturore e sportive për nderë të mërgimtarëve.

Haliti e ka nderuar z.Guinchard me një dhuratë simbolike që simbolizon Vitinë, ndërsa pasdite kanë vizituar fshatin Letnicë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.