Hidromorava

Kryetari i LDK’së: Hoti ka guxim ta luftojë korrupsionin, është i pavarur, i dijshëm dhe i pashantazhueshëm

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është njeriu i duhur që të luftohet krimi dhe korrupsioni në vend.

“Miq të nderuar. Kryeministri Hoti po e dëshmon se ka guxim dhe vendosshmëri ta luftojë krimin dhe korrupsionin”, shkruan ai në një status në rrjetin social Facebook.

“Është i dijshëm dhe i pakorruptuar andaj edhe i pavarur dhe pashantazhueshëm në marrjen e vendimeve të forta. Thirrja në mekanizma kushtetues dhe ligjor për ta luftuar krimin, mund të mos i pëlqej dikuj, por jam i bindur se është e vetmja rrugë për një njeri të pastër, si Kryeministri Hoti”, shton ai.

ARKATANA

Një mbështetje e tillë e Mustafës vjen pas përplasjes me Ramush Haradinajn dhe kritikave të shumta nga ndërkombëtarët për shuarjen e Task Forcës kundër korrupsionit.

Kjo nuk është hera e parë që Mustafa i del në mbrojtje Hotit. I pari i LDK’së në një rast madje kishte kritikuar edhe anëtarët e partisë së tij që s’po i dalin Hoti në krah duke i krahasuar me strucët që e fusin kokën nën rërë. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.