UBT

Kryetari i Kushtetueses mesazh për koalicionin LDK-AAK-NISMA

/ 2 minuta lexim

“Le të dalin ata (ekspertët kushtetues), le të thonë të veten, por, lexoni ‘Komentari’-in e botuar para një viti dhe në tekst përcaktohet qartë. Është e thënë qartë në ‘Komentar’.. S’kam çfarë të interpretoj më. Fjala ime është kjo. Kur botohen librat nuk botohen për raste konkrete”, ka thënë kryegjyqtari i Kushtetueses, Enver Hasani, duke rikonfirmaur kështu se koalicioni LDK-NISMA-AAK është jashtë kornizave ligjore dhe njëherësh antikushtetues

Rreth një javë më parë, më 8 qershor, në Kosovë u mbajtën zgjedhjet parlamentare. Prej këtyre zgjedhjeve, si parti fituese apo si partia e parë qeverisëse u shpallë Partia Demokratike e Kosovës me partnerin e saj në koalicion.

Por pak ditë më pas, më 10 qershor, paritë opozitare, LDK-AAK-NISMA, dolën me një marrëveshje koalicioni.

UBT

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, në një intervistë për gazetën Kosova sot, u ka dhënë një apel ekspertëve dhe partive opozitare.

“Le të dalin ata (ekspertët kushtetues), le të thonë të veten, por, lexoni ‘Komentari’-in e botuar para një viti dhe në tekst përcaktohet qartë. Është e thënë qartë në ‘Komentar’.. S’kam çfarë të interpretoj më. Fjala ime është kjo.

Kur botohen librat nuk botohen për raste konkrete”, ka thënë kryegjyqtari i Kushtetueses, Enver Hasani, duke rikonfirmaur kështu se koalicioni LDK-NISMA-AAK është jashtë kornizave ligjore dhe njëherësh antikushtetues. /Kosova sot/