ARKATANA

Kryetari i KF Gjilanit, Murat Hoxha ju shkruan “Skifterave”, ata reagojnë

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Pas pakënaqësisë së tifo klubit të Gjilanit “Skifterat”, të cilët protestuan dhe ndalën stërvitjet e futbollistëve të Gjilanit kryetari i KF Gjilanit Murat Hoxha me një deklaratë të shkruar nga ai ju drejtohet “simpatizuesve “Skifterave”.

Komunikata e Murat Hoxhes
”Të nderuar anëtarë të KF Gjilanit, donatorë, simpatizantë dhe ju “Skiftera”.

“Fillimisht uroj dy futbollistët e KF Gjilanit, Faton Malokun, për përzgjedhjen e merituar, si portieri më i mirë i vitit, dhe Armend Thaçi një nga mbrojtësit më të mirë të futbollit të Superligës në Kosovë. Gjithsesi këta të dy futbollistë konfirmojnë angazhimin dhe punën ekipore të të gjithë futbollistëve dhe shtabit profesional të KF Gjilanit.

Sa i përket zhvillimeve të fundit kujtoj që veprimet e “Skifterave” kishin dhe kanë elemente të një presioni të vazhdueshëm, mbase edhe nga dëshira për stabilitet të fuqishëm të KF Gjilanit.

Problem është së kujt po i drejtoni këtë presion, një pjese që për shkaqe mbase objektive nuk janë në mundësi të dhënies së kontributeve apo atyre që i tejkalojnë edhe mundësitë e veta, për të plotësuar detyrimin e deklaruar. Ne jemi deklaruar dhe edhe tani deklarohemi se janë të mirëseardhur investitorë, çoftë vendorë apo ndërkombëtarë. Ne kemi kërkuar që ata të hartojnë një plan investiv dhe plan veprimi me një dinamikë të përcaktuar apo të planifikuar.

Kemi ofruar edhe mundësinë e bashkëngjitjes së investitorëve të cilët varësisht prej mundësive të tyre investive do të marrin edhe rolin vendim-marrës në Klub. Kjo variant do të duhej të ishte më e pranueshmja edhe për faktin se dera është plotësisht e hapur ndaj investitorëve, por u mundësohet donatorëve të cilët kanë dhënë kontributet e tyre mbi 20 vjet, për të qenë pjesë e përkushtimit të tyre por edhe pjesë e ndjenjave që ata kanë për KF Gjilanin.

FIDANISHTJA

Shprehja e juaj “politika larg sportit” është tani më, sterile dhe plagjiatë, ngase në KF Gjilan ka pasur politikan, por kurrë politikë. Fundja nuk jam i sigurt se çka nënkuptoni me politikë, ata që vjedhin, ata që mbledhin votat tuaja, ata që ju rrejnë, asnjërën prej këtyre atributeve nuk është brenda KF Gjilanit, jashtë mund të jetë dhe gjithsesi është.

Po ju o “Skiftera”, kujt po i kërkoni dorëheqjen, për kënd po kërkoni këtë dorëheqje.
Ju nuk keni nevojë për këtë kërkesë, nëse nuk e keni për qëllim me “dalë në televizion!!!”. ”Forca financiare bën fuqinë”, ajo e ka derën e hapur, urdhëroni, mund të jeni që nesër në zyre të KF Gjilanit, nëse keni nevojë për ndonjë bisedë, ne jemi këtu, nëse jo mos bëni zhurma, si “uzurpuam ne, uzurpojeni edhe ju apo ata”, mos u bëni kumbarë të njerëzve fantazma. Bëni kumari investitorëve të cilët do të jenë në radhë të parë korrekt me ju dhe ligjorë me ne”.

Menjëherë kanë reaguar tifozët “Skifterat”
Komunikatë:
REAGIM !

“z. Murat Hoxha, e vërteta është që klubi është i politizuar dhe jo nga skifterat,
sepse udhëhiqet nga një deputet i cili ka mandat politik në parlamentin e Kosovës.
Për t’i liruar rrugë investitorëve të rinjë, ne ju ftojmë që ju së bashku me të gjithë kryesin aktuale të jepni dorëheqje dhe të ftoni kuvendin, që klubi jonë i zemrës K.F. GJILANI, të vazhdoj, të qëndroj në nivelet e larta të futbollit Kosovar.

Në rast se nuk do të ketë reflektim nga ju dhe anëtarët të tjerë të kryesisë,
ne do të vazhdojmë ankesën tonë edhe në instanca më të larta si: KRYETARIT TË KOMUNËS, FEDERATËS SË KOSOVËS dhe UEFA-s.”