KKVITI

Kryetari i Këshillit Atlantik të Austrisë thirrje Ukrainës, Qipros, Greqisë, Rumanisë dhe Serbisë që ta njohin Kosovën

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Ditëlindja e 15-të e Republikës së Kosovës është festuar sot, në Vjenë të Austrisë.

Nga kjo festë, kryetari i Këshillit Atlantik të Austrisë, Gunther Fehlinger e ka zgjedhur një mënyrë që vendet që nuk e njohin Kosovën si shtet, ta bëjnë një gjë të tillë.

Fehlinger e ka zgjedhur rrjetin social Twitter që ta bëjë një gjë të tillë, duke u bërë thirrje Qipros, Rumanisë, Greqisë, Ukrainës dhe Serbisë që ta njohin Kosovën si shtet, por me diçka në këmbim.

Eco Higjiena

“Duke festuar ditëlindjen e 15-të të Republikës së Kosovës sot, në Vjenë në zemër të Austrisë Neutrale, bëj thirrje për anëtarësim në NATO, Kosovën, Austrinë dhe Ukrainën”.

“Unë i bëj thirrje Qipros ta njohë Kosovën dhe ju do të hyni së bashku në NATO. 15 vjet, koha për ta bërë këtë!”, ka shkruar Fehlinger në Twitter.