RCCOLA

Kryetari i KBI në Gjilan priti në takim Dekanin e Fakultetit të Studimeve Islame

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Dekani i Fakultetit të Studimeve Islame, Fahrush Rexhepi vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame të Gjilanit, në të cilin u prit nga kryetari z. Naim Aliu.

Aliu e njoftoi dekanin me punën dhe të arriturat e KBI-së në Gjilan dhe falënderoi Dekanin për punën dhe kontributin e tij gjatë periudhës sa ishte koordinator i medresesë në Gjilan dhe për përkrahjen e vazhdueshme që ka dhënë për Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan.

Mobi Casa

Dekani e falënderoi kryetarin Aliu për pritjen, si dhe premtoi përkrahje të mëtutjeshme për Këshillin e Bashkësisë Islame dhe degën e Medresesë në Gjilan thuhet nw njoftimin e Agim Hysenit./rajonipress/