Fundamenti

Kryetari i Gjilanit në botën e fantazisë, kujdes kryetar se po t`i hanë bubi qato vizatimet fantastiko-shkencore

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kur i sheh prezantimet e projekteve të kryetarit të Gjilanit s’e din a je tu i pa projektet e Mohammed bin Rashidit të Dubait apo projektet e Mohamed bin Zayedit të Abu Dhabit. Shtatë javë shtatë projekte!? Ok, e kur tani që kaluan këto shtatë javë, çka pastaj? Tridhjetë ditë, tridhjetë projekte; njëzet e katër orë, njëzet e katër projekte? Qysh keni fillu projektet nuk është çudi që brenda gjashtë muajve të na prezantoj projektin e kolonizimit të Marsit thuhet në reagimin e Durim Kadriut aktivist i lëvzjës “Vatra”.

Kam frikë se tani Emiratet e Bashkuara na marrin z. Hysenin për veti e na lënë pa kryetar. Iu duhet një njeri që ua realizon projektet e tyre madhore.

Natyrisht, krejt kjo maskaradë nuk është gjë tjetër pos një fantazi prej çilimiu sikurse e paraqet fotoja më lartë e filmit vizatimor komik fantastiko- shkencor të vitit 1962 The Jetsons, të cilin e kemi ndjekur kur kemi qenë të vegjël.

”Projektet” e prezantuara nga Alban Hyseni janë tallje me qytetarët e Gjilanit, duke e ditur se kemi të bëjmë më një kryetar që për mbi gjysmën e mandatit të tij krejt çka bëri është ajo që midis disit të qytetit i qiti nga dy renda blloka në të dy anët rrugës dhe e bllokoi qarkullimin e këmbësorëve në vija të bardha.

Të mos flasim për dëmtimin e bizneseve në pjesën e epërme të sheshit që kanë pësuar si pasojë një vendimi të tillë të pamend, të gërditshëm për t’u parë.

FIDANISHTJA

Një kryetar do të mendonte se si ta çlironte qendrën e qytetit nga makinat e jo nga këmbësorët. Ndoshta, kalimin e këmbësorëve në qendër qëllimisht e ka bllokuar, sepse, siç po shkon fantazia e tij, ndoshta do të na prezantojë së shpejti edhe përdorimin e makinave fluturuese në qytetin tonë.

Ndalet njeriu e mendon: a përnjëmend kujton ky zotëri se mund t’ia dal paç me fantazime të tilla? A përnjëmend mendon se qytetarët e Gjilanit i hanë rrenat për hava? Mos ndoshta e ka humbur tërësisht sensin e realitetit? Dorën në zemër, partia e tij shquhet për shtrembërime të tilla të realitetit. Secili prej tyre është më “out” se tjetri. Nuk e di njeriu: këta a ndodhen këtu me ne apo në një univers paralel.

Me këtë tempo të ç‘punës së z. Hysenit këto projektet do të realizohen… kurrë. Më përpara ringjallen dinosaurët dhe zhduken përsëri sesa realizohen ato.

Ç‘të themi më shumë kur kemi një kryetar që ndërton “kulla në ajër” derisa, në anën tjetër nuk i largon dot qentë prej shkallëve të komunës (kujdes kryetar se po ti hanë bubi qato vizatimet fantastiko-shkencore).

Fatkeqësisht, kemi një kryetar të dështuar në kërkim të suksesit imagjinar.
P.S. ky reagim i imi doli më shumë si hajgare, ama unë s’kam faj, kryetari ia ka nisë i pari.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.