Fundamenti

Kryetari i fshatit Busavatë, Valon Maliqi, anëtarësohet në AKR

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Kryetari i Këshillit Lokal të Busavatës Valon Maliqi, ka aderuar në AKR. Në një pritje në zyrat e kësaj partie Valon Maliqi u bë anëtari më i ri i AKR-së tha Fatmir Matoshi kryetar i AKR-së në Kamenicë.

Sipas Matoshit, Maliqi me profesion është jurist ndërsa ditë më parë me shumicë dërmuese të votave të banorëve të Busavatës është zgjedhur kryetar i këshillit lokal.

Mobi Casa

Kryetari i degës së AKR-së Fatmir Matoshi, tha se është mjaft i gëzuar për ardhjen e njerëzve me kapacitete dhe respekt në shoqëri brenda strukturave të AKR-së ”Ndihem shumë mirë me ardhjen e Valon Maliqi, ai ka një respekt të veçantë në lokalitetin ku jeton dhe në tërë komunën. Do të punojmë ngushtë së bashku për të mirën e Kamenicës” tha Matoshi.

Ndërsa Valon Maliqi i cili së shpejti pritet të konfirmohet si anëtar i kryesisë së degës dhe kandidat për këshilltar komunal tha se ky është angazhimi i tij i parë në jetën aktive politike “AKR përfaqëson në mënyrën më të mirë vullnetin dhe interesat e qytetarëve, vendi ka nevojë për zhvillim ekonomik në radhë të parë dhe për përparim në të gjitha fushat andaj kontributi im në këtë drejtim nuk do të mungoj” tha Valon Maliqi./rajonipress/