Hidromorava

Kryetari i FFK-së Agim Ademi me bashkëpunëtor viziton KF Dardana

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Njeriu i parë i futbollit të Kosovës, Agim Ademi, së bashku me sekretarin gjeneral të FFK-së dhe bashkëpunëtorëve tjerë, ka vizituar KF Dardana e cila bën pjesë në Ligën e Dytë të Kosovës në futboll.

Ademi nga afër ka parë punimet e stadiumit të Dardanës që po merr një kahe tërësisht të modernizuar.
Gjerë më tani në këtë stadium janë në përfundim të gjitha përgatitjet, ka mbetur që vetëm fusha qendrore të rregullohet dhe kjo pjesë shumë shpejt mbetet për të përfunduar.

Njeriu i parë i futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka shpërndarë, KF Dardanës, disa rekuizita sportive dhe nga afër me bashkëpunëtorët ka bërë një rezyme për punët që janë kryer në stadium.

Mobi Casa

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi ka theksuar.”Jemi të vetëdijshëm për vështirësitë me të cilat po ballafaqoheni, sepse njerëzit ende po hezitojnë të investojnë e të financojnë nëpër klube sidomos ato të rangut të ulët, do të bëjmë çmos t’ju ndihmojmë në të gjitha fushat sepse ju një gjë të tillë e meritoni”.

Stadiumi i qytetit në Dardanë është veshur me ngjyrat “bardh e kaltër”, ngjyra të KF Dardana./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.