Eko Higjiena

Kryetari i Federatës Karatesë së Kosovës Avni Gashi viziton klubet e Anamoravës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kryetari i sapo zgjedhur i FKK-së, Avni Gashi, ka vizituar klubet e karatesë në Anamoravë, ku u zotua se klubet do ta kenë përkrahjen e tij. Kryetari Avni Gashi para disa ditësh është zgjedhur kryetar i ri i Federatës së Karatesë, në Kuvendin e jashtëzakonshëm pas dorëheqjes së ish-kryetarit Ismet Krasniqi, i cili tani është në pozitën e kryetarit të Komitetit Olimpik të Kosovës.

Kryetari i ri i kësaj Federate, Avni Gashi, është pritur nga klubet dhe trajnerët e qytetit të Gjilanit, duke i dhënë përkrahje të fort që sporti i karatesë të arrijë rezultate edhe më të mëdha .

FIDANISHTJA

Avni Gashi u zotua se çdo klub do të ketë përkrahje nga federata për të mirën e karatesë së Kosovës dhe garuesve. Në Regjionin e Anamoravës bëjnë gjithsej 7 klube të Karatesë të cilat zënë vend meritorë në Karatenë e Kosovës.

Trajneri i KK “AS” nga Gjilani, Alban Beqiri, ka theksuar se kryetari i ri do ta ketë përkrahjen e të gjitha klube nga Anamorava. “Ne që nga fillimi kemi qenë që Avni Gashi të jetë kryetar i ri i FKK-së, ne si klube kemi njoftuar kryetarin e ri për nevojat emergjente për klubet e Anamoravës, për të pasur cilësi edhe më të mëdha, kemi marrë një mbështetje që në të ardhmen të na ndihmohet me kapacitetet të cilat i posedon Federata. Njeherit kryetari nga afër ka përcjellë edhe disa stërvitje të karateistëve dhe ne si klube nga Anamorava, kryetarit të ri i urojmë suksese dhe së bashku urojmë t’ja arrijmë qëllimet tona”, ka bërë të ditur Alban Beqiri, trajner i KK “AS”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.