UBT

Kryetari i Bujanovcit i kërkon Kurtit të rishikohet masa për të hyrë në Kosovë me tri vaksina

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, i ka shkruar kryeministrit të Republikës së Kosovës Albin Kurti, për vendimin e fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës rreth masave shtrënguese për hyrje daljet në Kosovë.

Në letrën dërguar Kurtit, ai ka shkruar se obligimi për vaksinë me dozën e tretë, apo edhe ata që janë vaksinuar me dozën e dytë dhe testi PCR po e pamundëson lëvizjen e qytetarëve tanë

Ai ka shkruar se i shtyrë nga kërkesat e shumta të qytetarëve, kërkon të rishikohet vendimi për hyrje daljet në territorin e Kosovës.

“Mbesim me shpresë se vendimi do të rishikohet, gjithnjë duke gjetur një zgjidhje që nuk rrezikon shëndetin e qytetarëve”, ka shkruar Arifi.

Ndryshe, edhe ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Bekim Sali, e ka telefonuar ministrin e Shëndetësisë në Kosovë, Rifat Latifin, për t’i kërkuar që ta heq masën për parandalimin e Covidit, me të cilën atyre që hyjnë nga jashtë në Kosovë, u kërkohen dëshmi se janë vaksinuar me tri doza të vaksinës kundër koronavirusit.

Ministri Bekim Sali ia ka shprehur homologut të tij nga Kosova brengën e qytetarëve, të cilët thuhet se janë kufizuar ndjeshëm nga kjo masë.

UBT

“Po ashtu, kolegut tim ia përcollа edhe brengën e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, që kanë lidhje familjare, biznesore e detyrime të tjera që i lidhin me Kosovën, e të cilët kjo masë i ka kufizuar ndjeshëm”, ka thënë Sali.

Latifi dhe Sali u tha se janë pajtuar se gjendja me pandeminë është pothuajse e njëjtë në të dy vendet. Kësisoj, ky i fundit i kërkoi ministrit kosovar rishqyrtimin e vendimit për të mos e penguar qarkullimin e qytetarëve.

“Duke konstatuar bashkërisht se gjendja me pandeminë në të dyja vendet është gati e njëjtë, ministri Bekim Sali kërkoi nga homologu i tij, Latifi, që ta rishqyrtojnë këtë vendim dhe të kërkojnë një mundësi tjetër që edhe të mbrohet shëndeti i qytetarëve të të dyja vendeve, por edhe të mos pengohet qarkullimi i tyre i lirë”, tha Bekim Sali.

Ndërkaë për të shprehur pakënaqësinë rreth kufizimit të vendosur nga Qeveria e Kosovës, sot në pikën e kalimit kufitar në Morinë do të protestojnë qytetarët e Kukësit.

Në njoftim është bërë e ditur se protesta do të fillojë në orën 10:00.

“Njoftohen të gjithë banorët e rrethit të Kukësit se më datë 24.01.2022 në orën 10 do të zhvillohet një grevë paqësore pranë doganës së Morinit. Për arsye të heqjes së pengesave të lëvizjes së lirë të shtetasve shqiptarë nga ana e Qeverisë së Kosovës. kërkojmë mbështetjen e të gjithëve pasi nuk është protestë politike por paqësore në shërbim të komunitetit”, ka njoftuar organizatori i kësaj proteste Rakip Matmuja./GazetaExpress/