Fundamenti

Kryetari i Bashkësisë Islame në Gjilan ef.Naim Aliu shpjegon rëndësinë e Natës së Kadrit

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Bashkësisë Islame të Gjilanit, ef. Naim Aliu, për natën e Madhe të Kadrit, lutet që kjo natë të sjell lumturi në çdo shtëpi të besimit Islam pasi që është natë e mëshirës së Allahut.

Muaji i madhërishëm i Ramazanit me të gjitha të mirat e saj që ka është edhe Nata e Kadrit, e cila konsiderohet se është më e mirë se 1000 muaj.

Besimtarët e besimit Islam, tani e dy muaj nuk munden të falen në xhamit e tyre për shkak pandemisë COVID 19, ndërsa edhe taravit në këtë muaj të madhërishëm të Ramazanit ka qenë e pamundur të falen në Xhami.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Gjilanit, ef. Naim Aliu, për natën e Madhe të Kadrit, lutet që kjo natë të sjell lumturi në çdo shtëpi të besimit Islam pasi që është natë e mëshirës së Allahut.

Nata e Kadrit është nata më me vlerë e vitit, Allahu i Madhëruar thotë në Kuran:
“Ne e kemi zbritur (Kuranin) në Natën e Kadrit”.

E ç’të bëri ty të dish se ç’është Nata e Kadrit?
Nata e Kadrit është më e mirë se një mijë muaj.
Me lejen e Zotit të tyre në (atë natë) zbresin engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje. Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit.
” (EL-Kadër: 1-5)

Ramazanit po i afrohet fundi, ditët e bekuara të këtij muaji kaluan shumë shpejt.
Sapo u mësuam me këtë regjim të agjërimit, me disiplinën e trupit e të shpirtit.
Këtë vit besimtarët janë të privuar që ibadetet e tyre t`i kryejnë në Shtëpitë e Zotit
(Xhamitë) për shkak të pandemisë COVID – 19 që ka kapluar gjithë Globin.

Jemi në dhjetë ditëshin e fundit të këtij muaji dhe pikërisht në prag të natës së madhe të Kadrit.

Nata e Kadrit është gjatë muajit të Ramazan. Mendimi i shumicës së dijetarëve është se kjo natë bie në dhjetë ditët e fundit, në natën e njëzet e shtatë.”Kadr” do të thotë vlerë,rëndësi,përcaktim etj.

UBT

Nata e Kadrit është më e vlefshmja, më e rëndësishmja,ngase në të fillon shpallja e dritës për mbarë njerëzimin. Zbritja e Kuranit ka për qëllim zbritjen e tij prej Levhi Mahfudhit në qiellin e dynjasë, në Bejtil Izzeti.

Pastaj gjatë periudhës gati njëzet e tri vjeçare Xhibrili ia sjellë Muhamedit a.s. pjesë-pjesë. Nata e kadrit është më e dobishme se njëmijë muaj, në të cilët nuk ka ndonjë këso nate, është më e rëndësishmja, ngase këtë natë zbresin engjëjt, në qiellin e dynjasë,në tokë e rreth njerëzve.

Zbresin për shkak se Zoti përcakton çdo çështje të vitit,e Ai nuk përcakton tjetër pos atë që është në të mirë të njerëzve. Nata e Kadrit është natë e devotshmërisë.
:Muhamedi (a.s.) ka thënë: “Kush e kalon Natën e Kadrit në ibadet,duke besuar sinqerisht dhe duke llogaritur për fitimin e begative të saj, do ti falen mëkatet e kaluara.”(Buhariu).

Nata e Kadrit është nata e mëshirës së All-llahut me të cilën erdhi Shpallja dhe pejgamberia e Muhamedit a.s.”Ne të dërguam ty (Muhammed) vetëm si Mëshirë për të gjitha botët.”(Enbija:107)

Nata e Kadrit është nata e qetësisë shpirtërore: Të arrish këtë kënaqësi në vetën tënde është gjurma më e madhe e ndikimit të besimit në ty. Muhamedi( a.s.) thotë:
“Kur vjen nata e Kadrit, zbret Xhibrili me grupe enëgjujsh duke bërë lutje dhe duke i përshëndetur të gjithë ata që janë duke u lutur në këmbë, ulur dhe duke përmendur All-llahun (xh.sh.)

Nata e Kadrit është nata e lutjes, në të cilën pranohet çdo lutje e sinqertë.
” E kur ibadetgjinjet të pyesin ty për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet, pra për të qenë ata drejtë të udhëzuar, le të më përgjigjen ata Mua dhe le të më besojnë Mua.” (Bekare, 186)

Nata e Kadrit është nata e mbështetjes së plotë në All-llahun (xh.sh.)
“Kush i mbështet All-llahut, Ai i mjafton ati, All-llahu realizon dëshiren e vete dhe Allahu çdo gjëje ja ka caktuar kohën (Afatin). ” ( Talak, 3)

Nata e Kadrit është nata e vërtetimit të besimit, nata e tevhidit dhe e deklarimit të sinqertë të La ilahe il`lall-llah.

Formula e monoteizmit.
Pejgamberi a.s. ka thënë “Gjëja ma e mirë që unë dhe pejgamberet para meje e kemi shpreh është nuk ka Zotë përveq All-llahut…. ”
Nata e Kadrit është nata e leximit / këndimit të kuranit.
O Zoti ynë, ne bëmë gabime (gjynahe) ndaj vetes tonë, nëse ti nuk na fal e nuk na mëshiron, ne me siguri do të jemi të humbur.
O Zoti ynë prano lutjet tona. O Zot, na i hap dyert e Mëshirës Sate dhe na i lehtësoh dyert e furnizimt Tënd. Lavdia dhe çdo falimderim është për Ty o Zoti im !
Nuk ka Zot për veq Teje ! Prej Teje kërkojm falje, Ty të drejtohemi dhe para Teje pendohemi !
O i Mëshirëshmi All-llah, nese ne Ty të harrojëmë, Ti mos na harro ne !
O All-llah! Ti je falës dhe e do faljen, prandaj na falë neve.