GRANDEMALL

Kryetari Haziri telegram ngushëllimi për familjen e profesorit Kadri Bislimi

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me rastin e ndarjes nga jeta të profesorit Kadri Bislimi, ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Bislimi, e përmes tyre të gjithë qytetarëve të Gjilanit dhe kolegëve të tij me të cilët ai ka punuar gjithmonë.

Në telegramin e ngushëllimit thuhet:

E nderuara familje Bislimi, kolegë të profesorit, nxënës dhe personel arsimor që jeni njohur me profesorin, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e një njeriu me virtyte të larta.

Emri i Kadri Bislimit gjithmonë do të mbetet i freskët në kujtimet tona, sepse ai pas vetes ka lënë një përkushtim dhe përvojë të jashtëzakonshme në fushën e arsimit në përgjithësi, që me pedanteri si gjithmonë ka lënë shembull të një profesori të veçantë.

Atë e gjejmë aktiv dhe shumë të vendosur që nga vitit e ’80, kur edhe ka nisur angazhimin e tij permanent në arsim me një vendosmëri të lartë, në rrugën kombëtare dhe intelektuale poashtu.

FITORJA

Familja e profesorit të jeni me durim dhe ta përballoni ndarjen nga më i dashuri juaj dhe njeriu me vlerë të madhe Kadri Bislimi, sepse ai nuk është më në mesin tonë, por gjithmonë do të na përcjell me kujtimet, këshillat dhe mësimet e mira që sugjeronte vazhdimisht.

Në emër të të gjithë qytetarëve të Gjilanit, ju shpreh ngushëllime dhe ju garantojmë që do të jemi me familjen në këtë ndarje të rëndë e me dhembje sigurisht.

Lamtumirë profesor!

Kështu është thënë në telegramin që kryetari Lutfi Haziri ka dërguar në familjen Bislimi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.