Fidanishtja

Kryetari dhe kryesuesi i Kuvendit pritën fëmijët në Ditën Ndërkombëtare të tyre

/ 1 minutë lexim

Viti – Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, 1 Qershorit, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti ka pritur një delegacion të nxënësve të shkollave fillore të komunës së Vitisë.

Haliti ka njoftuar ata me aktivitetet komunale dhe Zyrës së kryetarit, njeherit i është përgjigjur edhe pyetjeve të nxënësve.

Po ashtu, nxënësit kanë vizituar edhe ambientet e sallës së Kuvendit komunal, ku janë pritur nga kryesuesi i Kuvendit Naim Pira.

KKGJILAN

Kryesuesi Pira i ka njoftuar me funksionimin e Asamblesë komunale, për përbërjen, misionin e këtij Institucioni në marrjen e vendime të rëndësishme etj.

Gjithashtu, nxënësit parashtruan një varg pyetjesh rreth funksionalizimit të Kuvendit Komunal./rajonipress/