ARKATANA

Kryetarët e “përjetshëm”

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Të paktën pesëmbëdhjetë kandidatë për kryetarë të komunave, anëtarë të tri partive më të mëdha në vend, Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, sivjet i kanë hyrë garës zgjedhore për të tretën herë.

Partia e ish-presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, i prin garës zgjedhore në raport me kandidatët që kanë qeverisur komunat për dy mandate dhe të cilët tashmë kërkojnë edhe një mandat të tretë.

Derisa lideri i kësaj partie, Isa Mustafa, garon sërish në Prishtinë për të parin e kësaj komune, bashkëpartiaku i tij, Burim Berisha, garon për mandat të tretë në Fushë Kosovë, Agim Veliu në Podujevë, Bajrush Ymeri në Novobërdë, dhe Shaip Surdulli në Kamenicë. Madje, Surdulli kaherë që nga viti 2000, kur janë mbajtur zgjedhjet e para lokale, që do të thotë se në zgjedhjet e 3 nëntorit të këtij viti garon për të katërtën herë radhazi.

Uji Dea

Mandat të tretë kërkojnë edhe dy figurat tjera të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri në Gjilan dhe Eqrem Kryeziu në Prizren, të cilët kanë qeverisur nga dy mandate rresht, por që të dy, këtë e bëjnë pas një periudhe që nuk kanë qenë aktiv në qeverisjen lokale, ndërsa komunat ku ata kanë udhëhequr janë drejtuar nga anëtarët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Ndërkohë që nga partia më e madhe në pushtet PDK, në gjashtë komuna garojnë kandidatë që kanë qeverisur tashmë nga dy mandate…. ( “Zëri”)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.