Eko Higjiena

Kryetarët e Komunave pasi Murati ua bllokoi paratë: I planifikuam për barna dhe investime kapitale

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Paratë e dikasterit që drejton Hekuran Murati nuk i shfrytëzoi pothuajse hiç, pos 2 %, gjatë vitit 2022 për investime kapitale.

E janë plot 37.5 milionë euro që Ministri i Financave nuk po ua lëshon akoma në xhirollogari komunave, ani pse këto i tubuan vetë.

Njeriu që udhëheq me kuletën e shtetit mosbartjen e mjeteve vetanake nga vitet paraprake, saktësisht atyre të vitit 2021, tek komunat e arsyeton ligjërisht, madje me nenin e amandamentuar nga vetë LDK-ja.

“Kjo gjë pastaj rregullohet edhe me Nenin 9, paragrafi 6 të Ligjit për Buxhetin, i cili e thotë të njëjtën gjë, pra që të hyrat vetanake nga viti 2022, barten në vitin 2023 dhe kjo është në tërësi në përputhje me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike”, deklaroi Murati në Kuvend.

Asociacioni i Komunave të Kosovës i ka kërkuar Kuvendit ta amendamentojë shpejt këtë nen dhe mjetet t`u lirohen komunave për të kryer investimet e parapara kapitale.

“Niveli qendror do të reklektojë sepse janë paraparë shumë projekte për investime kapitale. Hekuran Murati nuk po i harxhon mjetet e veta e pse me i mbajt këto mjete të komunave në nivelin qendror”, u shpreh për Front Online Sazan Ibrahimi, drejtor Ekzekutiv i Asociacionit.

RCCOLA

Përgjigje deri tash s`kanë marrë. E nëse ngërçi me këto të holla nuk zgjidhet kryetari i Prishtinës, Përparim Rama e di ku do të trokas për rreth 29 milionëshin e institucionit që drejton.

“Nëse këto mjete nuk barten menjëherë, do të konsiderojmë se ky është një veprim i qëllimshëm i Qeverisë për të bllokuar zhvillimin e Kryeqytetit. Prandaj, si palë e autorizuar, ne do të detyrohemi t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve të Prishtinës”, ka shkruar Rama.

Telashen e njëjtë – pos Prishtinës – e kanë edhe komunat tjera, Vushtrria, Suhareka, Peja, Hani i Elezit, Suhareka e Dragashi.

Vushtrrisë i janë bllokuar 1.2 milionë euro, Hanit të Elezit 10 mijë sosh.

“Janë mjete të 2021-ës të cilat kemi planfikuar të realizojmë projekte kapitale, infrastrukturë, ndriçim publik, trotoare. Hekurani të veta nuk i ka shpenzu nuk e di çka po i vyjnë”, tregoi për “Front Online” Ferit Idrizi, kryetar i Vushtrrisë.

“Me 10 mijë eurot e bllokuara do të investonim në QKMF ose në blerjen e disa barnave”, u shpreh për “Front Online” Mehmet Ballazhi, kryetar i Hanit të Elezit.