Kryetarët ankohen se disa ministra nuk u janë përgjigjur kërkesave të tyre, duan më shumë buxhet

Kryetarët e komunave nuk janë ndarë të kënaqur me bashkëpunimin ndërmjet tyre dhe Qeverisë gjatë viti 2022. Sipas tyre bashkëpunimi ka qenë vetëm me një pjesë e vogël të ministrive, kurse disa ministra nuk u janë përgjigjur fare në kërkesat e tyre, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, tha se gjatë viti 2022 kjo komunë ka bashkëpunuar me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, Ministrin e Infrastrukturës dhe Ministrinë e Kulturës.

Ai shtoi se gjatë këtij viti pritet që të rritet edhe më shumë bashkëpunimi.

“Bashkëpunimi në vitin 2022 e kemi pasur të mirë me disa ministri të linjës, do të thotë kemi pasur bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, me Ministrin e Infrastrukturës, Ministrinë e Kulturës dhe shpresojmë që këtë vit do të kemi edhe një bashkëpunim edhe më të mirë”.

“Ne tani jemi në përgatitjen e fazës së projekteve si komunë dhe do të fillojmë që të aplikojmë grandet që i shpallin për publikim ministritë e linjës”, tha ai. Sa i përket ndarjes së buxhetit, Idrizi tha se kjo bëhet në bazë të numrit të banorëve, duke shtuar se nuk kanë marrë buxhet shtesë nga Qeveria. “Buxheti që është ndarë është ndarë për të gjitha komunat sipas formulës së financimit bazuar në ligjin për menaxhimin e financave publike, do të thotë që ndahet për kokë të banorit. Sa i përket pjesë tjerët të buxhetit që disa komuna kanë marr buxhet shtesë nga Qeveria, ne deri më tani nuk kemi marr deri më tani nuk kemi marr buxhet, por po shpresojmë që me këto projekte që i përmenda do të aplikojmë në ministri të linjës dhe do të jemi përfitues”, tha ai.

E kryetari i Suharekës, Bali Muharremja, tha se kjo komunë ka pasur bashkëpunim me disa ministri, e disa sipas tij, nuk ka mundur as të komunikoj. “Me disa ministra kemi pasur një bashkëpunim shumë të mirë, me disa nuk kemi mundur as të komunikojmë. Mundona me qenë shumë praktik, jo politik, mirëpo besoj që ky vit bashkëpunimi do të ketë më i mirë ndërmjet kryetarëve të komunave dhe ministrave të Qeverisë”, tha ai.Sa i përket buxhetit për komunën e Suharekës, Muharremaj tha se nuk është ankuar, por që sipas tij, është mirë që çdo herë të kërkohet më shumë buxhet, raporton EO.

“Nuk jam ankuar as një herë, nuk është mirë që të ankohemi çdo herë, është mirë me kërkuar më shumë pasi që kemi diku investime kapitale këtë vit 7.5 milion euro, kemi edhe donator, kemi edhe grande kështu që janë të mjaftueshme”.“Çdo herë kërkojmë më shumë, mirëpo këto është mirë që ti shpenzojmë në mënyrë racionale. Sikur se ankohen kryetarët e fshatrave gjatë përpilimit të buxhetit nëpër komuna, po ashtu edhe kryetarët e komunave çdo herë kërkojnë ma shumë nga qeveria, mirëpo buxheti ndahet në bazë të numrit të banorëve”, tha ai.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS