RCCOLA

Kryetar legjitim i PD-së jam unë

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Pavarësisht zhvillimeve të fundit në parti, Ferid Agani ka bërë me dije të enjten se do të jetë kryetar i Partisë së Drejtësisë (PD) deri në qershorin e vitit 2019.Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se kuvendi zgjedhor i së mërkurës nuk është legjitim, meqë është thirrur në mënyrë jostatutore.

“Për të thirrur një kuvend të jashtëzakonshëm të partisë është e nevojshme të votojnë 2/3-at e numrit të përgjithshëm të anëtarëve të Këshillit Drejtues. Ky grup i zyrtarëve të PD-së në asnjë moment nuk i ka pasur 2/3-at. Ky kuvend nuk është legjitim sepse është thirrur në mënyrë jostatutore. Nuk jam i shkarkuar nga posti i kryetarit. Unë do të jem kryetar legjitim i PD-së deri në fund të mandatit. Jam zgjedhur kryetar i PD-së në qershor të vitit 2015 dhe deri në qershorin e vitit 2019 do të jem kryetar i PD-së”, ka deklaruar Agani.

Uji Dea

Ai është shprehur i bindur se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do ta shpallë jolegjitime mbajtjen e këtij kuvendi i cili është organizuar në kundërshtim me programin dhe statutin e PD-së. “Kemi të bëjmë me një tubim i cili nuk i ka atributet e kuvendit të jashtëzakonshëm zgjedhor të partisë dhe unë për këtë e kam informuar të enjten me shkrim Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe kam kërkuar të anulohet çfarëdo lloj legjitimiteti i këtij tubimi”, ka theksuar ai.
Agani ka bërë me dije se zyrtarët që e kanë organizuar këtë kuvend e kanë vetëpërjashtuar veten nga proceset politike të PD-së.

Sipas tij, këta zyrtarë kanë bërë përpjekje për themelimin e një subjekti të ri politik. “Në njëfarë mënyre ata me veprimet e së mërkurës e kanë përjashtuar veten nga proceset politike të PD-së. Unë e kam ftuar mbledhjen e rregullt të kryesisë dhe do të diskutojmë për këtë çështje si dhe do ta thërrasim edhe Këshillin Drejtues dhe do t’i marrim vendimet e duhura. Veprimet e PD-së nuk varen nga veprimet e këtij grupi të zyrtarëve. Ata e kanë të drejtën e tyre demokratike të kërkojnë hapësirë politike për veprim. Nëse nuk u mjafton statuti i PD-së, ata janë të lirë të organizohen në forma të tjera apo subjekte të tjera politike”, ka thënë Agani.