ARKATANA

Kryetar, falënderojeni Komisionin Komunal për Themelimin e Muzeut të Gjilanit!

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Me rastin e vazhdimit të punëve që kanë të bëjnë më Muzeun e Gjilanit, kryetari i komunës do të duhej që në emër të institucioneve që përfaqëson të falënderojë publikisht ata që kanë bërë punën më të madhe për të arritur në këtë pikë, pra anëtarët e Komisionit Komunal për Themelimin e Muzeut të Gjilanit në përbërje të të cilit janë: Sherafedin Kadriu, Magbule Xhemaili, Faik Sahiti, Selvije Shefkiu dhe Enkelejda Arifi nën konsulencën shkencore të Fejaz Drançolli, e jo të mundohet të përvetësojnë punët e të tjerëve dhe të vazhdojë sikur çdo gjë ka filluar me të thuhet në një reagim të Veton Nevzadit ish drejtor për kulturë, rini e sporte.

Në reagim thuhet se dëshmi për këtë është edhe vendimi i Kuvendit Komunal me të cilën është miratuar pikërisht ky dokument ku janë të evidentuara të gjitha eksponatet muzeale të kësaj ane, të cilat aktualisht ruhen me profesionalizëm nga QRTK në Gjilan.

Fundamenti

Të gjitha punët procedurale, evidentimi dhe katalogimi eksponateve janë të kryera gjatë vitit 2013 falë angazhimit të palodhshëm të Komisionit Komunal për Themelimin e Muzeut të Gjilanit. Këto dëshmi janë edhe në arkivën e Kuvendit Komunal të Gjilanit ka thënë Nevzadi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.