Mobi Casa

Kryesuesja e Kuvendit Komunal uron qytetarët për Ditën e Flamurit

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Valentina Bunjaku Rexhepi ka uruar qytetarët, me dëshirën që nëntorët tjerë të na gjejnë edhe më të përparuar si komb.“28 Nëntori është një ditë e veçantë në kalendarin e festave kombëtare. Në këtë ditë, ne kujtojmë e nderojmë të gjithë heronjtë, dëshmorët dhe martirët e kombit, që u flijuan për flamur dhe për shtet shqiptar.

Nën këtë flamur, ne shqiptarët e Kosovës u desh të bëjmë një rrugëtim edhe më të gjatë deri te liria, një rrugëtim që është i mbushur me qëndresë e sakrifica, me dhembje e krenari.

Sot përulemi para atyre që e bënë të mundur këtë ditë. Përulemi me respekt edhe para familjarëve të tyre që vuajtën shumë, por asnjëherë nuk u zmbrapsën nga përpjekjet për liri.

FIDANISHTJA

Ne në Gjilan, për të respektuar sado pak këtë sakrificë, kemi nderuar me çmimin “qytetar nderi” dy pjesëtarë të familjeve Mala e Berisha, të cilët jo vetëm që dhanë më të dashurit e tyre për lirinë e vendit, por me qëndresën e tyre të mëtejme u kthyen në simbol qëndrese dhe krenarie për të tjerët.

Zoti i bekoftë shqiptarët”, thuhet në mesazhin e urimit të kryesues së Kuvendit Valentina Bunjaku Rexhepi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.