Kryesuesja e Kuvendit dhe opozita i shprehin ngushëllime familjes Haziri
Gjilan – Kryesuesja e Kuvendit Valentina Bunjaku ka dërguar telegram ngushëllimi, drejtuar familjes Haziri duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të Emrush Hazirit. Edhe Sahit Abazi shef i grupit të PDK-së i ka shprehur ngushëllime familjes Haziri.
Në telegramin e Valentina Bunjakut në emër të Kuvendit Komunal thuhet: E nderuara familja Haziri. Në emër të Kuvendit Komunal të Gjilanit dhe në emrin tim, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të më të dashurit Tuaj, z. Emrush Haziri.
Lajmi i kobshëm për shuarjen e Tij na ka tronditur të gjithëve, por jemi të bindur se jeta dhe vepra e tij si atdhetar do të kujtohen gjithmonë me nderim nga populli i Kosovës.
Emrush Haziri, ka qenë një njeri i përkushtuar për të mirën e vendit. Ai si mërgimtar, por edhe si veprimtar i kauzës kombëtare ç`do herë tregoi përkushtimin e tij të lartë për të mirën e atdheut.
Familje Haziri, në këto çaste zie e pikëllimi, shpirtërisht dhe në lutje jemi me Ju ka thënë Bunjaku.
Edhe Sahit Abazi në emër të PDK-së i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Haziri. ”Familjes Haziri i shprehim ngushëllimet më të sinqerta. U preftë në paqe ka shkruar Abazi./rajonipress/


