FITORJA

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Jetish Maloku, takohet me Kryetarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë së Shqipërisë, Gent Ibrahimi

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Prishtinë – Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku, ka pritur sot në takim, Kryetarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë të Republikës së Shqipërisë, Gent Ibrahimi.

Kryesuesi Maloku fillimisht e ka njoftuar Kryetarin Ibrahimi për punët dhe aktivitetet që janë duke u realizuar në sistemin prokurorial, me qëllim të forcimit të sundimit të ligjit në Kosovë, duke potencuar se është i përkushtuar në zbatimin e misionit të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Gjithashtu, dy bashkëbiseduesit, kanë diskutuar për çështjet me interes të përbashkët si dhe për shkëmbimin e përvojave për reformat në sistemin e drejtësisë.

GRANDEMALL

Kryetari Ibrahimi, theksoi se reforma në drejtësi në Shqipëri fillimisht ka pasur disa pengesa, të cilat janë tejkaluar dhe tani ky proces është duke shkuar në rrugën e duhur, duke potencuar se është i gatshëm të ofrojë mbështetjen e tij profesionale dhe institucionale për reformat e parapara në sistemin e drejtësisë në Republikën e Kosovës.

Dy bashkëbiseduesit vlerësuan se konsolidimi i institucioneve të sistemit të drejtësisë, përfshirë një shërbim efikas të sistemit prokurorial, janë baza për një sundim të fortë të ligjit duke iu dhënë besim qytetarëve në institucionet e drejtësisë.

Në përmbyllje të takimit, Kryesuesi Maloku dhe Kryetari Ibrahimi, u shprehën se do të intensifikojnë takimet në bazë të zhvillimit të dinamikës së punëve, me qëllim të shkëmbimit të përvojave në reformat në drejtësi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.