RCCOLA

Kryesitë qendrore t`i lënë anash dallimet partiake, të ftohet populli në protesta

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Duke e parë se si e ka katandisur këtë vend qeveria e pakicës, nga korrupsioni, nepotizmi e krimi ekonomik, duke e pa që vendi po shkon me shpejtësi në drejtim të humnerës, kërkojmë nga kryesitë qendrore të partive opozitare t`i lënë me një anë dallimet partiake e ta ftojnë popullin në protesta, si mjeti i fundit për rrëzimin e këtij presidenti edhe kësaj qeverie thuhet në njoftimin e dy partive politikë në Dobërqan, LDK e LVV.

Duke e parë situatën aktuale politike në vendin tonë, duke dëgjuar zërin e votuesve tanë, ne, partitë politike opozitare në Dobërçan, LDK e VV e organizuam një takim të Kryesive respektive, këtij takimi iu bashkëngjit edhe asambleisti komunal Ibish Ibishi.

Mobi Casa

Pas diskutimeve të shumta të pjesëmarrësve, nxorrem si konkluzion këtë deklaratë për medie;

Deklaratë Integriteti territorial i Kosovës është rrezikuar nga Hashim Thaçi dhe sejmenet e tij. Duke e parë se si e ka katandisë këtë vend qeveria e pakicës, nga korrupsioni, nepotizmi e krimi ekonomik, duke e pa që vendi po shkon me shpejtësi në drejtim të humnerës, kërkojmë nga kryesitë qendrore të partive opozitare t`i lënë me një anë dallimet partiake e ta ftojnë popullin në protesta, si mjeti i fundit për rrëzimin e këtij presidenti edhe kësaj qeverie thuhet në deklaratën e nënshkruar nga: Naser Arifi, kryetar i LDK për Dobërçan, Sadat Salihu, kryetar i VV për Dobërçan, Ibish Ibishi, asambleist komunal nga Dobërçani./rajonipress/