Kryesindikalisti kërkon qeveri të “vërtetë”

Gjilan – Muharrem Bajrami është i zhgënjyer nga taktizimet që po bëjnë partitë politike për të formuar qeverinë e re të dalur pas zgjedhjeve të 8 qershorit. Bajrami thotë se deri kur do të bëhen këto lojëra për të pasur një qeveri të vërtetë.
Muharrem Bajrami është kryetar i Sindikatës së pensionistëve dhe Invalidëve të punës në Gjilan. I revoltuar nga zvarritja dhe shtyrja e bërrylave që po bëjnë paritë politike për të ardhur në pushtet Bajrami ka bërë një matematikë të thjeshtë dhe rezultati i tij del se në tërë këto fortuna humbës janë fukaraja, i papuni, jetimi, pensionisti etj. Kurse fitues janë politikanët, hoxhallarët dhe ata që përfitojnë në emër të kësaj loje politike, raporton rajonipress.
Bajrami mendon se partitë e vogla nuk duhet të shtyhen për të marrë hise në qeveri. “Unë mendoj se partitë e vogla duhet të eliminohen dhe tu hapet rrugë partive politike serioze që e luftojnë krimin, korrupsionin. Asnjë qeveri deri tashti nuk e ka trajtuar drejtë problemin e pensionistëve dhe kjo na ka bërë të ndihemi keq sepse ne kemi bërë gjithë atë mund për të ardhur deri në këtë pikë Kosova” mendon Bajrami.
Bajrami thotë se është e pafalshme vonesa e krijimit të Forcës së Armatosur të Kosovës. “Është koha e fundit që inatet politike të lihen anash e të punohet për Bashkimin Kombëtar, të punohet për ushtrinë e Kosovës dhe të punohet për gjeneratat e reja” thotë Bajrami.
Bajrami tha se Kosova ka nevojë për një qeveri të vërtetë, të përkushtuar e të ndërgjegjësuar për të luftuar të gjitha dukuritë negative. /rajonipress/