Hidromorava

Kryesia e PDK-së në Gjilan freskohet edhe me shtatë emra të rinj

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryesia e PDK-së më herët ka pasur 25 anëtar kurse tani asaj i janë shtuar edhe shtatë emra të rinj duke shtuar numrin në 32 veta. Emrat e rinj të kryesisë së PDK-së janë Xhemajl Salihu, Hevzi Xhelili, Sami Hoxha, Sami Salihu, Salije Mustafa, Gani Neziri dhe Burhan Selmani.

Hashim Thaçi pos që u deshtë të arrijë kompromisin për emrin e kryetarit të degës së PDK-së në Gjilan , ai u “tregua” zemërgjerë dhe lejoi edhe zgjerimin e kryesisë së PDK-së.

PDK-ja në Gjilan më herët ka pasur një kryesi prej 25 vetave kurse tani me shtimin edhe të shtatë emrave të rinj ajo është rritur në 32. Shefik Surdulli sekretar – administrues në PDK tha për rajonipress se emrat e rinj e kanë freskuar PDK e Gjilanit dhe me zgjedhjet e fundit vërehet një optimizëm dhe një mobilizim i tërë kryesisë dhe anëtarësisë.

Sipas Surdullit emrat e rinj të kryesisë së degës së PDK-së në Gjilan që kanë kaluar në takimin e fundit të Këshillit Drejtues janë: Xhemajl Salihu, Hevzi Xhelili, Sami Hoxha, Sami Salihu, Salije Mustafa, Gani Neziri dhe Burhan Selmani.

ARKATANA

Surdulli tha se kjo kryesi është optimiste se PDK do t`i fitojë zgjedhjet lokale dhe tashmë po vërehet një gjallëri më e madhe në selinë e PDK-së. “Sidomos ka në interesim të shtuar tek të rinjtë dhe grupet e ndryshme të ekspertëve”.

Surdulli tha se PDK-ja ka se me çka të krenohet sepse gjatë mandatit të saj ka qenë shembull dhe model i transparencës, shërbimeve efikase për qytetarët, komunikimit të mirë të të gjitha formave me qytetarët dhe bashkëpunimin në nivel me opozitën.

“PDK-ja tashmë është treguar se është forcë gjallëruese dhe motorike sepse interesimi për të qenë nën ombrellën e PDK-së na ka gëzuar të gjithëve dhe ne këtë e marrim si një barometër pozitiv që tregon se PDK-ja është në rritje dhe gëzon një popullaritet tek elektorati” tha Surdulli./rajonipress/

Mund të ju interesoj: