GRANDEMALL

Kryeshefi i PTK-së punëson mikun si “shef të kabinetit”

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Prishtinë – Valon Gjakova nga Gjilani është djali i vëllait të gruas së kryeshefit ekzekutiv të Postë-Telekomit të Kosovës, Ejup Qerimi.

Ky i fundit Gjakovën e ka punësuar si “shef të kabinetit” në PTK. Puna në këtë post që ligjërisht ekziston vetëm në kabinetet ministrore, por jo edhe në këtë ndërmarrje publike, i paguhet mikut të kryeshefit Qerimi sipas gradës 15.

Kthyer në para, Valon Gjakova që tanimë ka kontratë për kohë të caktuar me PTK-në merr rreth 2.000 deri në 2.500 euro në muaj.

Eco Higjiena

Gazeta Koha Ditore posedon një kopje të kontratës së mikut të kryeshefit, Ejup Qerimi, të lidhur me PTK-në. Në të thuhet se i punësuari Gjakova ka filluar punën më 28 maj të këtij viti, ndërsa puna e tij në këtë post do të zgjasë deri më 27 gusht.

Por, vendimi për kontratë ishte marrë më datën 22 maj, rreth një javë para se ai të fillonte punën dhe saktësisht tre muaj pasi Qerimi erdhi në krye të PTK-së.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.