Uji Dea

Kryeprokurori që tronditi krimin e organizuar

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Asnjëherë nuk ka folur për vetën dhe meritat që mund t`i ketë në luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit, asnjëherë s`ka marrë merita për luftimin e dukurive negative, ndjekjen e mafias politike, por një dihet dhe është e sigurt se Jetish Maloku ishte kryeprotagonisti kryesor i aksionit në Karaqevë.

Nëpër rrjetet sociale e portale amatoreske po qarkullojnë lloj – lloj lajmesh për t`ia atribuuar meritat njerëzve periferik rreth aksionit në Karaqevë. Ajo që më së paku duhet të përmendet në këtë aksion është roli i Gjykatës, i cili është krejt periferik dhe pa asfarë peshe në këtë rast.

Por ajo që dihet saktësisht dhe faktori kyçe lëvizës që u ndërmor aksioni në Karaqevë është roli bazik i kryeprokurorit Jetish Maloku.

Maloku nuk flet asnjëherë në vetën e parë dhe asnjëherë nuk e përmend rolin e tij në tërë luftën e ashpër që e ka zhvilluar tash e sa vite kundër krimit politik, e ekonomik.

Asnjëherë nuk ka folur për vetën dhe meritat që mund t`i ketë në luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit, asnjëherë s`ka marrë merita për luftimin e dukurive negative, ndjekjen e mafias politike, por një dihet se Jetish Maloku ishte kryeprotagonisti kryesor i aksionit në Karaqevë.

Edhe me ligj e kompetenca, por edhe me guximin që ka treguar Jetish Maloku mbetet çelësi kryesor i suksesit në betejat e mëdha që ka pasur përballë keqbërësve të të gjitha ngjyrave.

Eco Higjiena

Kolegët e Jetish Malokut në kushte anonimiteti thonë se ishte pikërisht guximi i shefit të tyre që solli aksionin e Karaqevës. Ai solli hetues nga Prishtina, angazhojë njerëz profesionist edhe jashtë Gjilanit. Krijoi një besim të madh brenda Prokurorisë se lufta për ta shpartalluar bandën kriminale që operonte në Karaqevë duhej të ndodhte tash ose kurrë. Natyrisht që kishte edhe përkrahje e mbështetje të pa rezervë edhe nga miqtë e vërtetë dhe të besueshëm ndërkombëtar dhe ambasadat më të fuqishme në Kosovë.

Dhe ashtu ndodhi, Karaqeva u realizua dhe disa të arrestuar, në mesin e tyre edhe pjesëtar të policisë thonë këta koleg të Jetish Malokut.

E, Jetish Maloku edhe tani nuk pranon të flas për angazhimin dhe kontributin e tij në tërë këtë ngjarje të shënuar.”Unë kam punuar natë e ditë dhe jam krenar që realizuam njërin nga operacionet më të suksesshme të hetuesve dhe prokurorisë. Kemi ende punë për ta bërë Gjilanin e Anamoravën regjion të qetë e të sigurt, por këtë epitet mund ta fitojmë nëse angazhohemi të gjithë bashkërisht” u shpreh Maloku.

Ndryshe, Jetish Maloku në të gjitha deklaratat e tij që ka dhënë në rajonipress ka përmendur si top prioritet luftën kundër krimit të organizuar dhe prangosjen e të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin.

Pra ky është Jetish Maloku, i vendosur dhe i patrembur karshi të gjitha situatave që mund ta presin në të ardhmen Anamoravën. Ky është kryeprokurori që tronditi krimin e organizuar. /rajonipress/