Eko Higjiena

Kryeprokurori pret aktin formal të dekretimit nga presidentja

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Presidentja Jahjaga është njoftuar të premten se Gjykata Kushtetuese me vota unanime ka vlerësuar se aktgjykimi i saj i 18 korrikut të vitit të kaluar për anulimin dhe përsëritjen e procesit të zgjedhjes së Kryeprokurorit është zbatuar pikë për pikë, shkruan sot Koha Ditore.

Në Presidencë kanë thënë se e kanë marrë letrën e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese dhe se presidentja do të veprojë bazuar në kompetencat e saj.

ARKATANA

Kryeprokurori i ardhshëm, Aleksandër Lumezi, ka premtuar se në Prokurori nuk do të ketë vend për shkelës ligji

Aleksandër Lumezi i ka garantuar të gjithë ata prokurorë e zyrtarë që nuk e kanë shkelur ligjin se do të mbrohen dhe mbështeten nga ai prej ditës që do ta marrë detyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.