KKGJILAN

Kryeprokurori nuk dekretohet pa folur Kushtetuesja

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Presidentja Atifete Jahjaga nuk do të dekretojë menjëherë Aleksandër Lumezin si kryeprokuror Shteti, nëse të premten ai zgjidhet në këtë funksion nga Këshilli Prokurorial, shkruan sot Koha Ditore.

Një burim i gazetës ka thënë të mërkurën se shefja e shtetit është përcaktuar që, para se të vendosë për dekretin, të presë përgjigje nga Gjykata Kushtetuese përkitazi me procesin e fundit zgjedhor për kryeprokurorin, në të cilin vetëm Lumezi ka ngelur kandidat.

Pesë të tjerë – Shyqyri Syla, Imer Beka, Metush Biraj, Laura Pula e Agron Galani – janë tërhequr nga gara, me arsyetimin se në të kishte anshmëri dhe ishte e komprometuar. Lumezi ka thënë se ky ishte një veprim i koordinuar, me qëllim që të komprometojnë procesin. Ai ishte zgjedhur edhe para tetë muajsh, por Kushtetuesja e kishte rrëzuar nëpërmjet një aktgjykimi.

Eco Higjiena

Kushtetuesja e kishte urdhëruar Këshillin Prokurorial që të përsëriste procedurën e zgjedhjes, në pajtim me aktgjykimin dhe që të dorëzonte në Gjykatë informata për masat e ndërmarra për zbatimin e këtij aktgjykimi. Deri tash Këshilli nuk ka përcjellë ndonjë informatë.

Informata do të dërgohet pasi të ndodhë edhe votimi për kryeprokurorin.