FIDANISHTJA

Kryeprokurori Maloku takon përfaqësuesen e lartë të Ambasadës Gjermane Ellen Burgemeister

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Jetish Maloku, sot ka pritur në takim pune përfaqësuesen e lartë të ambasadës gjermane, Ellen Burgemeister.

Në këtë takim, ishin të pranishëm edhe kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, Ramiz Azizi, si dhe dy prokurorë nga Prokuroria Themelore në Gjilan.

Fillimisht, në këtë takim kryeprokurori Maloku dhe kryetari Azizi, kanë njoftuar përfaqësuesen e lartë të ambasadës gjermane, mbi funksionimin dhe efikasitetin e sistemit prokurorial dhe gjyqësor.

UBT

Gjatë këtij takimi është diskutuar kryesisht rreth sistemit të drejtësisë, për arritjet dhe sfidat në fushën e sundimit të ligjit, në mënyrë që të ofrohet ndihmë e ndërsjellë juridike në procedurat penale, nga të dy shtetet.

Gjithashtu, edhe përfaqësuesja nga ambasada gjermane, ka ofruar mbështetjen e shtetit të saj, që edhe më tej të ndihmojë sistemin e drejtësisë së Kosovës.

Në fund të takimit, kryeprokurori Maloku, është shprehur falënderues ndaj Republikës Federale të Gjermanisë, për kontributin dhe qasjen ndaj Kosovës, si dhe është shprehur i përkushtuar që bashkëpunimi mes dy vendeve në të ardhmen të thellohet edhe më shumë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.