FIDANISHTJA

Kryeprokurori Maloku: Operacioni do të vazhdojë edhe më tutje

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Nga ky aksion, me urdhër të prokurorisë, deri më tani janë arrestuar 35 persona të dyshuar, prej tyre 12 zyrtarë policorë, kontrabandistë, pronarë të kazinove etj. Ndaj tyre prokuroria brenda afatit ligjor do të kërkojë masat për sigurimin e të pandehurve në procedurë penale ka thënë kryeprokurori Jetish Maloku në konferencën për shtyp.

Prezantim i Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjilan, Jetish Maloku, në konferencën e mbajtur sot, lidhur me aksionin e realizuar në fshatin Karaçevë dhe rajone tjera të Kosovës.

Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Gjilan, pas një hetimi të gjatë gati njëvjeçar, gjatë mbrëmjes së djeshme, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Inspektoratin Policor të Kosovës dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit, ka realizuar aksion në fshatin Karaçevë, komuna e Kamenicës, në rajonin e Prishtinës dhe rajonet tjera.

Hetimi ka filluar për shkak të pretendimeve se në atë pjesë janë zhvilluar aktivitete nga grupe të ndryshme kriminale, me elemente korruptive.

Mobi Casa

Nga ky aksion, me urdhër të prokurorisë, deri më tani janë arrestuar 35 persona të dyshuar, prej tyre 12 zyrtarë policorë, kontrabandistë, pronarë të kazinove etj. Ndaj tyre prokuroria brenda afatit ligjor do të kërkojë masat për sigurimin e të pandehurve në procedurë penale.

Gjatë aksionit janë rrënuar të gjitha kazinotë të cilat kanë funksionuar në atë zonë dhe janë sekuestruar gjësende të ndryshme, si prova materiale, që dyshohet të jenë përdorur në aktivitete kriminale.

Operacioni do të vazhdojë edhe më tutje, ku për të gjitha zhvillimet e mëtutjeshme do të jeni të informuar me kohë ka thënë Maloku./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.