Kryeprokurori Maloku ka zhvilluar takim me trajnerët e projektit SMIL në Gjilan

Gjilan – Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Jetish Maloku, sot ka zhvilluar takim me trajnerët e projektit në kuadër të Sistemit për Menaxhimin Informativ të Lëndëve (SMIL), në rajonin e Gjilanit.

Në Prokurorinë Themelore në Gjilan, faza e trajnimeve ka filluar në muajin gusht 2018, fillimisht me stafin e shkrimores, pastaj me prokurorët dhe pjesën tjetër të stafit administrativ.

Nga trajnerët u theksua se, plani i fazës testuese është realizuar me sukses dhe në përputhje me planin e bërë nga ana e menaxhmentit të projektit.

Gjithashtu, potencuan se faza e regjistrimit të lëndëve në sistemin real ka filluar nga muaji nëntor 2018, ku janë regjistruar lëndët me kryerësit madhor, kryesit e mitur, kryerësit e panjohur të veprave penale dhe lëndë të ndryshme.

Në Prokurorinë Themelore në Gjilan, ndarja e lëndëve tek prokurorët përkatës është bërë në mënyrë rotacionale nga sistemi.

Kryeprokurori, në fund të takimit ka falënderuar të pranishmit për kontributin e tyre dhe ka ofruar mbështetje edhe më tutje, pasi që përmes këtij projekti do të rritet efikasiteti i punës dhe puna manuale do të zëvendësohet përmes sistemit elektronik./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).