Kryeprokurori Maloku ka një porosi për të akuzuarit dhe ata që janë nën hetime
Gjilan – Krejt i natyrshëm, duhet të jetë suspendimi i të gjithë atyre abuzuesve të detyrës zyrtare përderisa ndaj tij ka akuza dhe në atë drejtim bëhen hetime në drejtim të vërtetimit apo jo, të të gjitha pretendimeve të ngritura ndaj tij thotë kryeprokurori Jetish Maloku.
Jetish Maloku kryeprokuror në Gjilan thotë se ditëve të fundit, është komentuar shumë largimi apo suspendimi eventual i përkohshëm i një zyrtari në rastet kur ka çfarëdo procedimi në institucionin e Prokurorisë, raporton rajonipress.
Malokut thotë se sipas një udhëzimi që del nga një Rregullore që i referohet bashkëpunimit ndërinstitucional, nuk e vë në dyshim njoftimin e institucioneve mbikëqyrëse ose ndryshe njoftimin e eprorit, përgjegjës në atë institucion mbi hetimin apo çfarëdo akuze ndaj një punonjësi qoftë në sektorin civil, publik apo cilido zyrtar për çfarëdo dyshimi për keqpërdorim të detyrës zyrtare, e për të cilin zhvillohet hetim apo është ngritur akuzë për vepër penale të lartcekur.
“Detyrim i prokurorisë kompetente do jetë, ta njoftoj mbikëqyrësin e çdo institucioni nëse eventualisht ka hetim nda një punonjësi të atij resori, dhe domosdo për shkak të hetimeve në zhvillim, por edhe për shkak të besimit të qytetarëve përkitazi me atë institucion, do jetë krejt normale, largimi apo ndryshe, suspendimi i përkohshëm i atij zyrtari, subjekt i hetimit. Krejt i natyrshëm, duhet të jetë suspendimi i të gjithë atyre abuzuesve të detyrës zyrtare përderisa ndaj tij ka akuza dhe në atë drejtim bëhen hetime në drejtim të vërtetimit apo jo, të të gjitha pretendimeve të ngritura ndaj tij”.
Maloku shton se ky largim i përkohshëm i secilit zyrtar duhet të jetë edhe për shkak të ruajtjes së besimit të publikut në atë institucion kompetent ku zyrtari është subjekt i hetimit. Kjo ka një kohë, ku duhet të ndermirët masa e largimit të të gjithë atyre që janë subjekt i hetimit apo akuzimit për çfarëdo vepre penale të theksuar më lart.
“Mendoj se një masë e tillë është dashur të ndodhë, edhe pa ndërhyrjen e institucionit të prokurorit, bazuar në ketë rregullativë që kërkohet tani domosdo, sa herë që vlerësohet nga prokurori i çështjes në fjalë. “Ne do kërkojmë nga të gjitha institucionet, pa hezitim, të zbatojnë të gjitha kërkesat që dalin nga kjo Rregullativë që i referohet bashkëpunimit ndërinstitucional, edhe për të mirën e vet atij institucioni ku ai punonjës në sektorin civil, publik apo zyrtarë komunal apo i lartë ka qenë me detyrë e që tani është subjekt i hetimit” tha Maloku.
Ndryshe në Gjilan aktualisht me aktakuzë të ngritur e që nuk janë suspenduar dhe mbajnë poste publike janë Besim Guda drejtor i spitalit dhe Valon Shefkiu shef i urbanizmit. /rajonipress/


