Kryeprokurori Kadriu priti në takim përfaqësuesen nga Ambasada Britanike në Prishtinë

Gjilan – Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Arben Kadriu, gjatë ditës së sotme ka pritur në takim përfaqësuesen nga Ambasada Britanike në Prishtinë, Jennifer Blakeney – Udhëheqëse e sundimit të ligjit dhe sigurisë së brendshme.

Fillimisht kryeprokurori Kadriu ka falënderuar përfaqësuesen për mbështetjen dhe kontributin, duke kërkuar edhe më tej mbështetje ndaj këtij institucioni.

Gjatë këtij takimi të zhvilluar, u diskutua lidhur me funksionimin dhe sfidat me të cilat ballafaqohet Prokuroria Themelore në Gjilan, me ç’rast kryeprokurori prezantoi edhe të arriturat e kësaj prokurorie.

Në fund të takimit, përfaqësuesja e Ambasadës Britanike vlerësoi bashkëpunimin dhe premtoi përkrahje edhe më tutje për sistemin prokurorial./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS