Fundamenti

Kryeprokurori Kadriu priti në takim Inspektoratin Qendror të Punës për rajonin e Gjilanit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, z. Arben Kadriu priti në takim udhëheqësen e Inspektoratit Qendror të Punës për rajonin e Gjilanit, znj. Muhabere Konesha dhe inspektorin e punës z. Bujar Xhelili.

Po ashtu në këtë takim mori pjesë edhe prokurorja nga Departamenti Përgjithshëm i kësaj prokurorie, znj. Rozelida Manastiri.

Gjatë këtij takimi temë kryesore diskutimi ishte siguria dhe shëndeti në punë, ku rëndësi e veçantë iu kushtua sektorit të ndërtimtarisë në mënyrë që të ndërmerren masa parandaluese sa i përket procesit të punës, me qëllim të evitimit dhe minimizimit të rreziqeve, të cilat shkaktohen nga ushtrimi i veprimtarisë së punës.

GRANDEMALL

Kryeprokurori njoftoi të pranishmit se nga Prokuroria Themelore në Gjilan janë trajtuar shumë raste sa i përket aksidenteve në punë ose për shkak të punës dhe se në shumë raste janë ngritur aktakuza.

Në fund të takimit të pranishmit u dakorduan që të vazhdojnë të ndërmarrin masa parandaluese, të cilat kanë synim përmirësimin e kushteve të punës, përmirësimin e ambientit të punës dhe mbrojtjen e shëndetit të punëtorëve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.