Fundamenti

Kryeprokurori Jetish Maloku takohet me Elmina Mahmutin, prioritet lufta kundër vjedhjeve të rënda

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Jetish Maloku, ka pritur në takim Drejtoreshën e Policisë Rajonale të Gjilanit, Elmina Mahmuti.

Në këtë takim ishim të pranishëm edhe shefi i Njësisë së Hetimeve Rajonale, Remzi Azemi dhe Shefi Operativ Rajonal në Gjilan, Nijazi Kolgeci.

Gjatë këtij takimi, u diskutuan të arriturat dhe sfidat, me qëllim të ngritjes së vazhdueshme të bashkëpunimit në mes prokurorisë dhe policisë, në mënyrë që të mënjanohen vështirësitë kryesore, me të cilat përballen këto dy institucione.

GRANDEMALL

Në këtë pikë, u bisedua edhe për problemet, me të cilat përballet policia sa i përket dhomës së dëshmive, për të cilën u dakorduan që një pjesë e saj, bazuar në dispozitat ligjore të shkatërrohet, ndërsa pjesa tjetër të bartet në objektin e prokurorisë.

Gjatë këtij takimi, u theksua edhe kërkesa e Kryeprokurorit, për angazhimin e hetuesve policor, që të shfrytëzojnë të gjitha kapacitetet profesionale dhe teknike në luftimin kundër veprave penale të grabitjes dhe vjedhjeve e rënda, të cilat kanë qenë shumë aktuale kohën e fundit, në rajonin e Gjilanit.

Në fund të takimit, të dy institucionet u shprehën të gatshme në përmbushjen e detyrave dhe obligimeve ligjore, duke u koordinuar që të kenë angazhim edhe më të madh në luftën kundër të gjithave veprimtarive kriminale./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.