UBT

Kryeprokurori Jetish Maloku takohet me ambasadorin amerikan Kosnett

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Ambasadori amerikan Philip Kosnett gjatë qëndrimit të tij në Gjilan është takuar edhe me kryeprokurorin Jetish Malokun me të cilën ka biseduar rreth sigurisë së të gjithë qytetarëve derisa është thënë se policia dhe prokuroria kanë bashkëpunim dhe bashkëveprim të shkëlqyeshëm kundër krimit.

Kryeprokurori Jetish Maloku tha për rajonipress se mekanizmat e sigurisë në Gjilan janë shprehur të gatshëm dhe të koordinuar në veprime në luftën e tyre të për bashkat kundër krimit dhe veprave tjera penale.

Maloku tha se me ambasadorin amerikan patën një takim konstruktiv derisa është thënë se në këtë takim është folur për paqen dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve të Anamoravës.”Në takim u tha se policia dhe prokuroria kanë bashkëpunim të shkëlqyeshëm kundër krimit të organizuar dhe veprave tjera penale” tha Maloku.

Uji Dea

Maloku tha se mekanizmat e sigurisë në Gjilan dhe Anamoravë janë të zotuara që do të luftojnë të gjitha dukurit negative dhe veprat kriminale, në mënyrë që çdo qytetar të ndihet i sigurt.

Maloku e ka konsideruar të frytshëm takimin me ambasadorin amerikan Kosnett./rajonipress/