Kryeprokurori i Shtetit: I kemi në duar të katër letrat e Thaçit

“Rastet e njohura të krimeve të rënda siç është masakra kundër familjes Jashari në Prekaz, masakra në Reçak, në Izbicë, në Abri të Epërme, në Krushë të Madhe, në Likoshan, në Mejë, në Dubravë, në Qyshk, në Lubeniq, në Grashticë ose kudo tjetër në Kosovë, janë disa nga çështjet të cilat Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kërkuar institucioneve të Drejtësisë që të merret me to.
E të katër letrat e Thaçit tashmë janë në duart e kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi.
Kontaktuar nga Gazeta Express, kryeprokurori Lumezi, ka thënë se të katër letrat e Thaçit tashmë janë në duart e Lumezit.
“Po ne i kemi pranuar letrat e presidentit Thaçi. Mund të jem them se kryeprokurori i shtetit do ti ndërmarr të gjitha veprimet e tija kushtetuese dhe ligjore në bashkëpunim me të gjithë mekanizmat vendor dhe ndërkombëtarë:, ka thënë për Gazetën Express, kryeprokurori i Shtetit.
Ndërkohë që Lumezi tha se të gjitha rastet lidhur me çështjet e luftës duhet të transferohen nga prokurorët ndërkombëtarë tek ata vendor.
“…Prokurorët tanë do t;i trajtojnë të gjitha rastet që tashmë janë publike. Prokurorët e EULEX’it do ti transferojnë gradualisht këto lëndë”, ka thënë ai./GazetaExpress/