Mobi Casa

Kryeparlamentari grek thotë se shteti i tij do të vazhdojë qasjen konstruktive ndaj Kosovës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, gjatë qëndrimit të tij në Athinë, në kuadër të punimeve të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore, është pritur në një takim dypalësh nga kryetari i Parlamentit të Republikës Helene, Konstantin Tassoulas, ndërkaq kanë biseduar për thellimin e bashkëpunimit ndërparlamentar.

Konjufca e ka falënderuar Tassoulas për përkrahjen që vendi i tij i ka dhënë Kosovës gjatë gjithë etapave shtetndërtuese, si dhe i ka kërkuar thellimin e bashkëpunimit ndërparlamentar mes dy vendeve.

Në njoftim thuhet se kryetari i Parlamentit grek, Tassoulas, ka falënderuar Konjufcën për diskutimet konstruktive të delegacionit nga Kosova dhe e ka siguruar se vendi i tij do të vazhdojë qasjen konstruktive ndaj Kosovës.

United Hospital

Dy kryeparlamentarët kanë diskutuar gjithashtu lidhur me zhvillimet globale dhe janë dakorduar se përpjekjet për ruajtjen e paqes duhet të intensifikohen.

Kryeparlamentari grek mbrëmë ka shtruar darkë për homologët e tij, pjesëmarrës në punimet e Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore, që po mbahen në Greqi. ​/Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.